Pasi drejtoi Milanin dhe Deportivo La Korunjën, Klarens Sedorf do të drejtojë kombëtaren e Kamerunit në Afrikë. Federata e këtij vendi i ka bërë ofertën që të jetë ai trajner i kombëtares dhe ish-futbollisti legjendar nuk e ka refuzuar.
E për më tepër, Sedorf do të ketë si ndihmës në stafin teknik një tjetër legjendë të futbollit, Patrik Klajvert. Një lëvizje e shpejtë e holandezit Sedorf, që vetëm 3 ekipe ka drejtuar, ndërsa tani kalon në nivel kombëtaresh.
Emri i Sedorf u lakua edhe për Kombëtaren shqiptare, porn ë fund FSHF zgjodhi Christian Panuccin.
Komento