Klaudia Pepa: Ju tregoj sfidën
time përballë koreografisë!

Klaudia Pepa: Ju tregoj sfidën<br />time përballë koreografisë!
Plot energji dhe pasion, ajo sot është një ndër emrat më të afirmuar të baletit shqiptar.

Kjo është primabalerina Klaudia Pepa, e cila vjen në një rrëfim ndryshe për “Shqiptarja.com”, lidhur me baletin dhe karrierën e saj tashmë të afirmuar si një koreografe profesioniste.

Edhe pse e re në moshë, Klaudia na tregon se me shumë punë dhe përkushtim baleti është bërë destinacioni i suksesit të saj, ku padiskutim një meritë të madhe merr edhe koreografi Albi Nako, partneri i saj në skenë dhe jetë.  
 
Klaudia, nga një primabalerinë këtë sezon ju shikojmë në rolin e koreografes. Si ndiheni?

Nuk është e thjeshtë të shpreh atë që ndjej në këto kohë por, një gjë është e vërtet që përgjegjësia dhe sfida që mu besua më duket shumë e madhe, gjë që më bën të jem në sfidë me veten time.

Mendoni se kishte ardh momenti për të prekur nga afër koreografinë pas kaq vitesh në skenë?

E si mos të më vinte momenti kur unë prej vitesh kam asistuar afër koreografit më të madh që edhe drunjtë i ka konvertuar me “Pinokjo”. Përsa i përket momentit duhet të them që njeriu duhet të punoj gjithmonë me supër përkushtim që kur të vij momenti i volitur ty të gjej gjithmonë gati për të përligjur atë që merr si përgjegjësi.

Çfarë është për ju koreografia?

Koreografia për mua është ajo që Albi më thotë shpesh (kordinimi dhe harmonizimi e vlerave të interpretëve në hapësirë sinkrone me muzikën) kjo është faza e parë sepse faza më e rëndësishme dhe e vërtet është që nga koreograf të kthehesh në të ardhmen në një krijues të mirfilltë ku të karakterizohesh nga stili unik dhe nga mesazhet që do të përcjellësh nëpërmjet një vepre ashtu siç bën dhe është vetëm Albi.

Pas largimit nga spektakli “E diela shqiptare” tashmë drejtoni një muzikal…që sjell në ekran numra koreografik sfidues. ..?

Është një sfidë dhe përgjegjësi e madhe por, mbi të gjitha të punosh në një format të tille me njerëz të mrekullueshëm si vëllezërit Laço, ku puna dhe bashkëpunimi bëhet akoma dhe më produktiv. Doja të theksoja që këtë herë kemi të bëjmë me një trupë të mrekullueshme baleti me djem e vajza që doja të thoja që janë nga më të talentuarit në treg.

klaudia pepa

Pas kaq vitesh si i kujtoni fillimet tuaja në balet?

E kam thënë edhe më herët që fillimet e mija në balet kanë qenë një rastësi. Kur isha 5 vjeçe dhe isha me mamin tek Cirku i tiranës, aty ishte shumë i pranishëm grupi i baletit “Spekter” nën drejtimin e Prof. Llaqi Nakos dhe që aty unë insistova që të isha pjesëmarrse në atë grup, gjë që bëri të ndiqja edhe shkollën e baletit ku më pas të jem deri këtu ku jam sot.

Cili është sekreti i të qenit në formë gjatë gjithë kohës?

Është shumë e thjeshtë dhe aspak sekret. Kushtoji kohën e duhur qenies tënde dhe duke respektuar veten do të respektohesh edhe nga të tjerët.

Është e vështirë të komunikosh përmes gjuhës së trupit me publikun?

Padyshim që është e vështirë që të komunikosh dhe të përcjellësh mesazhin nëpërmjet trupit dhe kur për paradoks jetojmë në kohë që njerëzit nuk po kuptohen më nëpërmjet fjalëve. Kështu që, përgjegjësia në rastin tonë ngelet akoma më e madhe.

Kush dominon më shumë tek ju, baleti kontemporan apo modern?

Do të thoja të treja. Klasikja, modernja dhe konteporanja ndërthuren mjaftë mirë tek unë.

Cila është skena e ëndrrave tuaja?

Pra ti mendon se mund të kërcesh, USA.

Si është marrdhënia juaj me ushqimin?

Korrekte dhe bio duke menduar që jetojmë ne kohë të ushqimeve të industrializuara.

Po marrdhënia me statusin “e martuar”?

Mund të them që me Albin kam qenë e martuar që fëmijë! Edhe kukullave ja vija emrin Albi (qesh) dhe universi ma solli Albin si partnerin e jetës duke u martuar më të.

Lidhja me Albin ka ecur gradualisht, cili është çasti më i lumtur që e kujtoni tani?

Padyshim që ka qenë një lidhje që është zhvilluar në mënyrë graduale dhe momente të lumtura kemi pa fund. Momenti më i lumtura që më vjen në mendje tani është muaji i mjaltit në Amerikë.

Sa e vështirë është të kesh partner në jetë dhe skenë?

E gjithë jeta është një skenë, ku padyshim kemi nevojë për një partner për të përball dhe përjetuar momentet u vështira e të bukura.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(blerta tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve