Ditën e sotme Italia feston 75 vjetorin e Republikës pasi midis datës 2 dhe 3 Qershor 1946, u mbajt referendumi me të cilin Italianët, pas 85 viteve të mbretërimit të dinastisë Savoy ata zgjodhën ta bënin Italinë një republikë kushtetuese, duke shfuqizuar monarkinë. Me pak fjalë, është ditëlindja e Republikës!
Kjo ditë është shoqërua përherë me festime të shumta që nga viti 1948, ku çdo vit në Via dei Fori Imperiali, në Romë mbahet një paradë ushtarake për nder të Republikës. Edhe pse vit pas viti, edhe për shkak të kostove ekonomike dhe frikës se parakalimi I disa regjimenteve mund të shkaktojë dëmtime në objektet antike disa departamente të forcave të armatosura nuk parakalojnë më.
Ceremonia e tanishme parashikon vendosjen e një kurore dafine te Ushtari i Panjohur , simbol i të gjithë atyre që vdiqën në luftë dhe që identiteti i tyre nuk u bë kurrë I njohur. Në vijim, një paradë ushtarake në prani të zyrtarëve më të lartë të shtetit .
Sidoqoftë, një nga momentet më spektakolare të paradës mbetet ai i performancës së Frecce Tricolori: dhjetë aeroplanë, nëntë prej të cilëve në ekip unison dhe një solo, që përbëjnë ekipin më të madh aerobatik në botë.
Protokolli tradicional parashikon që festimet të vazhdojnë pasdite me hapjen për publikun e Kopshteve të pallatit Quirinale, selia e Presidencës së Republikës Italiane, me koncerte nga bendet e Ushtrisë Italiane, Marinës Italiane, Forcat Ajrore Italiane, Karabinierët, Policia e Shtetit, Guardia di Finanza, Korpuset e Policisë së Burgjeve dhe Korpuset e Pyjeve të Shtetit.
Megjithatë për shkak të COVID-19, edhe këtë vit njëjtë si një vit më parë nuk do të ketë ceremoni me grumbullime të mëdha dhe ceremonitë do të reduktohen në minimum.
Presidenti i Republikës Sergio Mattarella , pasi të vendosë kurorën përkujtimore në Altar, nuk do të marrë pjesë në paradën ushtarake por fluturimi i Frecce Tricolori do të mbahet.
Lajmi kryesor:
Sot ditëlindja e Italisë moderne, 75 vite republikë! Në ‘Sheshin Italia’ vendoset simboli i një fillimi të ri, Bucci: Kujtojmë gjithmonë ngrohtësinë e bujarinë e Shqipërisë
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47%
-
Trump
50.3%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryepiskopi Anastas feston 95-vjetorin, merr urime të shumta nga personalitete të shtetit shqiptar dhe krerë të kishave Orthodhokse simotra
4 Nëntor, 17:48
-
Itali/ Shpërndanin kokainën me ‘delivery’ në parqet dhe parkingjet e Como, në pranga 2 shqiptarët!
4 Nëntor, 17:37
-
Itali/ Po trafikonte rreth 12 kg kokainë të fshehur në parakolpin e kamionçinës, arrestohet korrieri shqiptar! Në tavanin e banesës i gjendet libri i klientëve e llogarive (EMRI)
4 Nëntor, 17:14
-
Ilir Daja: S'ka ndeshje të lehta, nostalgjik për tifozët e Elbasanit
3 Nëntor, 21:14
-
Itali/ I skeduar që nga 1996, shqiptari kapet duke përgatitur mbi 1 kg kokainë në shtëpi! Gruaja ‘ndihmoi’ policët, harroi derën hapur kur doli për të shëtitur qenin (EMRI)
3 Nëntor, 21:09
-
Itali/ Po nxirrnin 40 kg kokainë nga kontejneri në portin e Livornos, zbulohen EMRAT e 3 shqiptarëve të arrestuar! Do përfitonin deri në 50 mijë euro si ‘korrierë’
3 Nëntor, 20:17
-
Itali/ Ndjekje si në filma, shqiptari përplas veturën ‘Fiat’ gjatë arratisjes, kapet bashkë me 3 të tjerë! Dyshohen si bandë ‘skifterësh’, makina u mor me qira
3 Nëntor, 19:21
-
Itali/ Trafikonin kokainë dhe heroinë për klientë VIP, arrestohen 3 shqiptarë në dy operacione! Sekuestrohet mbi 1,2 kg drogë dhe 31 mijë euro cash
3 Nëntor, 17:11
-
B40/ Veliaj me të rinj nga rajoni: Tirana si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, një mundësi për të treguar vlerat kulturore
3 Nëntor, 14:47
-
Grabiten zyrat e DHL-së në Itali, hajdutët vjedhin kamionë dhe pajisje me vlerë mbi 1 milion euro
3 Nëntor, 13:42
-
Drejtori i Policisë, Proda takohet me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kuvajtit! Diskutohet edhe mundësia e shkëmbimit të metodave policore
2 Nëntor, 15:43
-
Pamjet me dron/ Shikoni punimet e Unazës së madhe në Tiranë
2 Nëntor, 15:37