Klaus Iohannis konfirmohet President i Rumanisë me mbi 65% të votave

Rumani, Klaus Iohannis është konfirmuar President në zgjedhjet presidenciale. Sipas rezultateve provizore, 60 vjeçari nga rradhët e Partisë Nacional Liberale, ka siguruar mbi 65% të votave ndaj sfidueses së tij, ish-kryeministres Viorica Dăncilă, e Partisë Social Demokrate, e cila pagoi izolimin pas kokëfortësisë për të ashtuquajturën ‘Reformë në Drejtësi’, një reformë e dënuar nga Brukseli dhe e kontestuar në sheshet e Rumanisë.

Ishte një fitore dërmuese ajo e Presidentit rumun Klaus Iohannis. Sipas rezultateve provizore të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, 60 vjeçari Klaus Iohannis, i Partisë Nacional Liberale, ka siguruar mbi 65% të votave nga sfidueses së tij, ish-kryeministres nga Partia Social Demokrate, Viorica Dăncilă, qeveria e së cilës ra në 10 tetor me një votim mosbesimi në Parlament.

"Rumunët kanë zgjedhur një Rumani moderne, një Rumani Europiane dhe normale”, - ishin, ishin fjalët e para të Iohannis pas rezultatit të votimeve.

Iohannis tregoi, se ka mësuar nga gabimet e mandatit të parë. Ish-mësuesi i dikurshëm i fizikës dhe kryebashkiaku i qytetit Sibiu, ndoqi një rrugë pragmatike dhe me durim gjatë fushatës elektorale, për të mbajtur larg kundërshtarët e tij në PSD. Shumica e rumunëve dëshiron një vend normal me politikanë normalë, shtet ligjor dhe drejtësi të pavarur dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve është një provë për këtë.

Së bashku me liberal-konservatorët në qeveri, Klaus Iohannis duhet të kthejë mbrapsht hapat e gabuar që ndërmori Partia Social Demokrate për dobësimin e strukturave demokratike, gjë të cilën nuk e presin vetëm rumunët brenda vendit, por edhe më shumë se 4 milionë rumunë, që janë larguar nga vendi për shkak të mungesës së perspektivës.

Nëse Iohannis do ta ndalë largimin e pandalur të trurit nga vendi, e të kthejë në vend njerëzit që e zgjodhën me shumicë absolute, duhet që fjalët t'i kthejë tani vepra.

PSD pagoi izolimin pas kokëfortësisë për të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi, një reformë e dënuar nga Brukseli dhe e kontestuar në sheshet e Rumanisë.

Klaus Iohannis

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën