Këshilli i Lartë i Drejtësisë ditën e sotme me datë 20.06.2016 ka zhvilluar mbledhjen plenare, e cila ka nisur me propozimin për emërimet përfundimtare të magjistratëve që kanë përfunduar vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës, viti akademik 2014-2015, profili gjyqtar, në vendet e vëna në dispozicion të tyre nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Në përfundim të diskutimeve, si dhe mbështetur në rezultatet që kanë dalë nga shorti janë zgjedhur që Presidentit të Republikës t'i propozohen këta emra:

Matilda Fetau, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Besmir Stroka, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër

Ina Hoxhaj, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec

Armela Hasantari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

 Paulin Çera, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës

Esmerilda Habili, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë

 Gentian Marku, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë

 Nertila Kape, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër

 Yrfet Shkreli, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com