TIRANE- “Jam ende në pritje të përgjigjes së letrës dërguar Presidentit të Republikës”. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi pohoi dje gjatë një interviste për TV ABC News se kreu i shtetit nuk ka reflektuar ende pas letrës së tij ku i kërkonte të tërhiqte kandidaturën e Ilir Mustafaj nga posti i nënkryetarit të ri të KLD, një propozim që sipas demokratëve është tërësisht antikushtetues, pasi është bërë për një anëtar të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësorë bazuar kjo dhe në qartësinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2006 .
“Kjo është një cështje e Presidentit të Republikës sepse propozimi është një cështje e tij. Sigurisht që propozimi duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit. Cdo propozim i cli bie ndesh me kushtetutën, pra cdo vendimarrje e tillë nuk do ti bënte mirë KLD-së.
Kjo ka qënë edhe arsyeja pse unë i kam drejtuar letër Presidentit që të mos e fusë procesin e zgjedhjes së nënkryetarit të KLD-së në anti-kushtetueshmëri”, shprehet Halimi.
Pas debatave të ashpra mbledhjen e kaluar lidhur me propozimin e Mustafaj për vendin e lënë bosh nga Kreshnik Spahiu, KLD pritet të rimblidhet sërish. Kreu i Drejtësisë Halimi thotë se “mbledhja e KLD thirret të paktën dy herë në muaj dhe është brenda afateve”. Sipas tij në votimin për nënkryetarin do të marrin pjesë 13 anëtarë të KLD dhe jo 15, për faktin se ai që propozohet nuk mund të votojë sepse në bazë të ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka konflikt interesi, po ashtu edhe propozuesi ka konflikt interesi dhe nuk mund të votojë.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com