Këshilli i Lartë i Drejtësisë prej dy vitesh nuk kontrollon kryetarët e gjykatave në të gjithë vendin. Këtë shqetësim e ka ngritur anëtari i KLD-së Sokol Çomo, i cili në mbledhjen e fundit në KLD ka kërkuar shpjegim nga Presidenti Nishani dhe anëtarët e KLD-së, për arsyen e mos kryerjes së kontrollove.
Prej dy vitesh 36 kryetarët e gjykatave në vend nuk kontrollohen se si ushtrojnë detyrën apo zbatojnë ligjin. Këtë shqetësim e ka ngritur anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Sokol Çomo në mbledhjen e 22 dhjetorit 2015, ku ka denoncuar mos zbatimin e ligjit për kontrollin e krerëve të gjyqësorit.
Shqiptarja.com ka siguruar kopje të procesverbalit të mbledhjes së fundit të KLD-së, ku Çomo i drejtohet presidentit Nishani duke kërkuar informacion në lidhje me zbatimin e ligjit nga vetë Këshilli.
“Ku jemi ne me zbatimin e vendimit nr. 127, datë 17.10.2014?-Në zvarritje më shumë se 1 vit. Pse? Kryetarë të verifikuar deri në momentin aktual kemi zero. E theksoj, zero. Tjetër. Duhet që në nëntor, ndërkohë që jemi në dhjetor, të miratonim kalendarin e kryetarëve që do i nënshtrohen vlerësimit gjatë 2016-ës. E kemi zbatuar ne këtë vendim? Jo! Sepse në muajin nëntor nuk patëm në rend dite ndonjë propozim të Inspektoratit që të na sillte kalendar’," i eshte drejtuar Çomo presidentit Nishani, njeheraz kreu i KLD-së.
Por ç’farë parashikon vendimi 127, dt.17/10/2014
Siç dhe shihni në këtë faksimile me këtë vendim është miratuar programi "Mbi përcaktimin e kryetarëve të gjykatave që do t'i nënshtrohen vlerësimit për dy vjet në detyrë".

Një tjetër shqetësim i ngritur në këtë mbledhje ka qenë dhe ai i zbardhjes dhe arsyetimit brenda afateve të vendimeve nga gjyqtarët. Me shumicë votash KLD ka vendosur që për disa gjykata në vend përfshirë dhe atë të Apelit në Tiranë të inspektoj procedurën e zbardhjes së vendimeve nga gjyqtarët për të gjithë vitin 2015.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com