Kantautori Elgit Doda është duke u përgatitur për hitin e verës. Ende kënga nuk ka parë dritën e publikimit por ka qenë partnerja e tij, Klea Huta ajo që ka postuar disa sekuenca nga kënga në Instastory. Ky veprim nuk i ka pëlqyer Elgitit, i cili ka reaguar me nerva.
‘Mos e posto më këngën në story, se nuk është bërë akoma publike.’- shkruan kantautori duke e shoqëruar me disa emoji me nerva.
Elgit Doda dhe Klea Huta janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar deh së fundmi ata u komentuan pas deklaratës së Elgitit se ata po planifikonin të kishin fëmijën e tyre të parë.
Komento