‘Kleçka’ në statutin e Foltores dhe PL-së, Berisha-Meta kanë parashikuar humbjen në 14 maj, asnjë përgjegjësi me dorëheqje pavarësisht rezultatit

‘Kleçka’ në statutin e Foltores dhe PL-së, Berisha-Meta kanë parashikuar humbjen në 14 maj, asnjë përgjegjësi me dorëheqje pavarësisht rezultatit

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Kreu i linjës së Foltores Sali Berisha ka deklaruar se opozita do të fitojë 50 bashki nga 61 në total, në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, në të kundërt do të mbante përgjegjësi. “Absolutisht do mbaj përgjegjësi”, tha Berisha. Ndërkaq, aleati i tij Ilir Meta, emri i të cilit figuron në fletën e votimit si kreu i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’, ka shpallur fitoren 7 muaj para zgjedhjeve. “Në mbrëmjen e 14 majit jam i sigurt që do të jemi të gjithë nga sheshi “Skëndërbej” për të festuar rikthimin e demokracisë, ndërkohë duhen bërë fort përpjekjet që kjo gjë të ndodhë më përpara”, ka pohuar Ilir Meta që në nëntor të vitit 2022. 

Por nëse u referohemi statuteve të Foltores dhe LSI-së, me emër të ndryshuar në Partinë e Lirisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta duket se kanë parashikuar humbjen në zgjedhjet lokale, pasi në statute nuk parashikohet asnjë përgjegjësi për kryetarin e partisë, në rast humbje të zgjedhjeve lokale. Pavarësisht një humbje të mundshme në zgjedhjet lokale të 14 majit, Sali Berishën dhe Ilir Metën nuk i detyron asnjë parashikim statutor për të dhënë dorëheqjen si kryetar partie.

Në statutin e Partia e Lirisë, miratuar në korrik të vitit 2022, nuk parashikohet asnjë përgjegjësi e kryetarit në rast humbje si në zgjedhjet vendore, ashtu edhe në zgjedhjet parlamentare, kjo edhe për shkak se PL-ja është një parti me karakter familjar, ku kryetar herë bëhet Ilir Meta dhe herë bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Çifti nuk pretendon për fitore, por të kapë ça të kapë, për t’ju imponuar herë PD-së dhe herë PS-së. 

Sali Berisha ndryshoi statutin e Partisë Demokratike në Kuvendin Kombëtar të dhjetorit 2021, ku shkarkoi edhe Lulzim Bashën, si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve parlamentare. Në statutin e ndryshuar, i cili gjithsesi nuk është statut zyrtar i PD-së pasi gjykata nuk e njohu këtë Kuvend dhe vendimet që u miratuan, Berisha është kujdesur që të mos parashikojë dorëheqjen e kryetarit nëse humbjet zgjedhjet lokale. 

Por Berisha ka shkruar në statut një rregull të prerë nëse partia humbjet zgjedhjet parlamentare, duke parashikuar jo vetëm dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit, por edhe heqjen e heqjen e të drejtës për të kandiduar. Në zgjedhjet lokale, në rast humbje, kryetari i partisë nuk largohet, por duhet të vetëbesohet në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Shmangia e përgjegjësisë për kryetarin në rast humbje të zgjedhjeve lokale, si në statutin e Foltores, ashtu edhe në statutin e Partisë së Lirisë, krijon perceptimin se Berisha dhe Meta kanë parashikuar një humbje të mundshme në zgjedhjet lokale.

Statuti i Foltores

Statuti i PL-së

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur