VIDEO/ Kledi Disha, emigranti nga Kukësi që po shkëlqen në MMA: Anglezit i tregova kush jam, familja s’i sheh dot ndeshjet

Kledi Disha është talenti i radhës që kërkon të çojë lart flamurin shqiptar në sportin e rrezikshëm të MMA, por që vitet e fundit po ndiqet gjithnjë e më shumë.

“Unë jam Kledi Disha, 18 vjeç dhe sportin e kam filluar rreth katër vite më parë,”-u shpreh fillimisht Kledi.

Edhe pse në moshë të re, 18-vjeçari nga Kukësi që jeton në Angli, ka zhvilluar me dhjetëra ndeshje, ndërsa të fundit kundër sportistit vendas e fitoi që në raundin e parë. 

“Ka qenë një kundërshtar i fortë, pa humbje dhe me rekord 0. Të gjitha fitore. Ndeshjen e kam pritur me padurim dhe për t’iu treguar të gjithëve se çfarë mund të bëj unë,”-tha ai.

Familja e Kledit nuk mund ti shikojë ndeshjet për shkak të rrezikshmërisë dhe dhunës që paraqet ky sport. Ata kanë zgjedhur të mos e shohin djalin e tyre në kafaz, por thjeshtë preferojnë të informohen për rezultatin në fund të ndeshjes.

“Kur kam ndeshje për familjen time është një emocion shumë i madh dhe gjithmonë më thonë mos na trego për orën kur do ndeshesh, por na merr në telefon më pas. Fatmirësisht deri më tani i kam gëzuar me lajme të mira,”-deklaroi ai.

Edhe pse larg vendit ku ka lindur Kledi ndeshjet i zhvillon në një atmosferë të veçantë për shkak të emigrantëve kuqezi në Angli.

“Në ndeshjen e fundit kam patur një mbështetje shumë të madhe për faktin se është zhvilluar në qytetin ku unë jetoj, në Northamtpon. Shumë falemendirit të gjithë për mbështetjen. Ju më frymëzoni akoma më shumë që të vazhdoj në këtë sport,”-u shpreh Kledi.

Idhulli i 18-vjeçarit në këtë sport është Conor Mçgregor, ndërsa ai shpreson që me fitoret e njëpasnjëshme të arrijë sa më shpejt të përfshihet në UFC.

 

 

 

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 25/05/2023 08:10

    ROPT TE TERVE QE TE DALIN PARA...TE NA BEHESH KAMPION I KAMPIONEVE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren