Kledi Kadiu flet për statusin 'baba':
Vajza nuk do të bëhet balerinë

Kledi Kadiu flet për statusin 'baba':<br />Vajza nuk do të bëhet balerinë
Balerini shqiptar Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij italiane, Charlotte Lazari janë bërë prindër të një vajze të vogël. Kledi ka folur për herë të parë pas lindjes së vogëlushes në një lidhje telefonike në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

41-vjeçari nuk gjente fjalët për të përshkruar emocionin e veçantë që po përjetonte, ndërsa pohoi se ‘gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt’, kjo edhe falë harmonisë që ekzistonte mes tij dhe partneres.

Balerini tha se Charlotte dhe vogëlushja gëzonin shëndet të plotë dhe janë ende nën kujdesin e mjekëve. Mes të tjerash, moderator i emisionit, Eno Popi, e pyeti se cilin profesion do të ndjekë vajza kur të rritet. “Nuk dua të bëhet balerinë, por nuk kam dot një përgjigje se çfarë do të bëhet,” u përgjigj Kledi që aktualisht ushtron profesionin e tij në Itali.

Siç rrëfeu vetë Kledi, një nga personat që e kishin uruar për lindjen e vajzës ishte dhe Maria De Filippi, moderator e spektaklit “Amici”, format ky që e promovoi balerinin shqiptar dhe e bëri të njohur edhe në shtetin fqinj. “Jetë të gjatë dhe me nje familje të shëndetshme. Shihemi në punë,” kishte shkruar Maria, e cila është përfolur më parë për një lidhje me Kledin.
kledi kadiu
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv