Edhe këtë emsionit “Rreze Dielli” iu bashkua edhe këtë javë rubrika “Rozë Report” e gazetares Suada Daci.

Përveç informacioneve të përcjella nëpërmjet inserteve i ftuar këtë javë ka qenë Klejvis Saliaj, moderator i emisionit “Next” në televizionin  Vizion Plus. Saliaj rrëfeu në studio planet e tij në muzikë dhe gazetari.

Ai u shpreh se së shpejti do të vi me një këngë të re e tipit baladë, të cilat preferohen më së shumti nga Klevisi. Saliaj theksoi se ishte ende i pavendosur sa i përket kompozitorit të cilit do t’i besoj këngën, por mendohet të jetë Alban Kondi i grupit “Produkt 28”.

(xh.k/shqiptarja.com)