Klement Balili nga arratia fiton përballjen me policinë, Gjykata rrëzon urdhrin e Çakos

Policia e Shtetit humb sërish gjyqin me kompanitë e sigurisë në pronësi të vëllezërve të Klement Balilit, personit të kërkuar nga drejtësua shqiptare e greke si pjesë e grupit kriminal të narkotrafikut. 

Report Tv ka siguruar vendimin e Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë ku pak javë më parë është vendosur mospranimi i rekursit nga policia duke lënë në fuqi vendimin që pezullonte vendimmarrjen e Haki Çakos për heqje të licencave për kompanitë private të sigurisë në pronësi të familjes Balili.

Policia e shtetit bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkoi që vendimi i dhënë më parë nga Gjykata Administrative e shkallës së parë në favor të kompanive SHPSF BALILI-CO SH.P.K., SHPSF SB-SCURITY SH.P.K. dhe BASHKIM BALILI e SELIM BALILIt të rrëzohej. Por ky rekurs nuk u pranuar duke lënë në fuqi vendimin e datës 06.02.2018 të dhënë nga Gjykata Administrative, vendim i cili pezulloi urdhërin e ish-Drejtuesit të Policisë Haki Çako për heqjen e licencave këtyre kompanive.

Kompanitë e mësipërme rezultojnë se operojnë në fushën e sigurisë private dhe kanë në ruajtje një sërë objektesh duke përfituar para dhe nga tenderat publik duke ruajtur dhe institucione si prokuroria apo objekte të rëndësisë së veçantë.

Ky vendim që ka rrëzuar rekursin e Policisë së Shtetit është marrë në cilësinë e kryesuesit nga kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori dhe anëtarë Admir Thanza, Artan Zeneli, Ardian Dvorani dhe Medi Bici.

Ndërkohë Klement Balili prej më shumë se një viti është në kërkim nga policia shqiptare dhe ajo greke pasi është personi i dyshuar si pjesë e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Akuzë të cilën vetë Balili e mohoi pak ditë pas letërporosive për arrestimit të tij dhe nga ajo kohë ish kreu i transporteve në Sarandë ska asnjë dalje publike dhe është i kërkuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 29/04/2018 23:31

    Plerat e drejtesise japin verdikte.

    Përgjigju
  • Mali: 29/04/2018 20:07

    Kjo eshte drejtesia shqiptare nuk ka nevoje per prova te tjera!

    Përgjigju
  • Alidemsi: 29/04/2018 18:55

    Mund te dime argumrntat e ketij vendimi?Me sa kam informacion nga mediat ky person ka qene anetar i LSI-se dhe gjithcka qe ka i perfituar nga LSI-ja .

    Përgjigju
  • Panua: 29/04/2018 16:50

    Kur themi I BALILI NENKUPTOJME TAHIRI si miq we PARTIA I lindi u dha dashurine Rama NE krye dhe meta NE ZEMER PO I bekon patriarku per te shfarosur vatane.

    Përgjigju
  • Fredi: 29/04/2018 15:05

    Te marrin dhe ndonje lek tani qe jsne ne ikje e siper. Policia nuk ka perse ju pezullon licensen. Institucionet shteterore duhet te anullojne kontratat ne zbatim te ligjit anti mafia. Eshte e turpshme qe ende Balili nuk gjendet mbas hekurave. Policia e Shtetit duhet te korigjoje urgjentisht maskaralleqet e Sajmir Tahirit. Balili nuk ka ku fshihet tjeter pervecse ne malet e tepelenes.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 29/04/2018 14:46

    "Mik" i kujt eshte Halili? Po Zaganjori? Shpresojme qe Vetting ti qerroj keta plera, dhe tu thyhen krahet "miqve" te tyre...

    Përgjigju
    • Tomori SHBA: 30/04/2018 01:49

      Vendimi mundet te jet i drejt, per truprojet e Balilajve, pamvaresisht se akuza per Klement Balilin esht, si trafikant nderkombetar droge. Por ajo qe me ben te dyshoi esht se Klement Balili, ka qen jo vetm antar i LSI, por mik i ngusht i Zotit Meta, sot president i rpublikes, i cili inaguroi hotelin Santa Kuanta. Ajo qe e ben te mendoi esht, jo vetem se ky Klement Balili, jo vetem me, apo pa te drejt, mori ish kampin e puntoreve, me mbeshtetjen politike , nga Ilir Meta. te cilin sikur mos i dillte marja me biznes. Iliri e vuri drejtor te komuikacjonit dhe rrugeve ne bashkin e Sarandes, ku Balili, me shum merej me trafikmin e lendeve narkotike se me dettyren shtererore. Fakti, qe drejtesia greke, dhe ajo shqiptare e kerkojn si trafikant dhe ai, akoma sesht kapur, apo dorzuar, deshmon me se miri se esht person i impiluar me pislleqe te ndaluara nderkombetraisht.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani