Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri u takua me Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukrich dhe zyrtaren e lartë të Aksionit kundër Krimit Ekonomik, Liljana Kaçi.
Takimi u zhvillua për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Këshillit të Evropës në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin.
Pas ndryshimeve ligjore të bëra nga Kuvendi i Shqipërisë në ligjin “Për Partitë Politike”, Këshilli i Evropës nëpërmjet Aksionit Kundër krimit Ekonomik e mbështeti KQZ-në me ekspertizë ligjore, ku si rezultat u miratuan tre akte nënligjore:
Udhëzimi i KQZ-së Nr.1, datë 2017/05/31 "Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet përafishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore";
Udhëzimi nr.2, datë 2017/06/01 "Për miratimin e procedurave dhe kritereve për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve financiarë”;
Udhëzimi nr.3, datë 2017/06/02 "Për mënyrën e përllogaritjes së kostos financiare të veprimtarive, shërbimeve apo materiale që do të përdoren për qëllime zgjedhore ose politike nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore."Miratimi i akteve nënligjore u pasua nga dy seminare/trajnime për financierët e partive politike dhe ekspertëve kontabël.
Kryetari i KQZ-së, Zguri e falenderoi Këshillin e Evriopës për shpejtësinë dhe cilësinë e lartë të mbështetjes dhe eskpertizës së dhënë ndaj KQZ-së, duke theksuar faktin së kjo ka luajtur rol kyç që KQZ të plotësojë aktet nënligjore brenda një afati të shkurtër kohor.
Nga ana e tij, Shëfi i Zyrës së Këshillit të Evropës, Neukrich e përgëzoi Kryetarin e KQZ-së për angazhimin e tij të fortë dhe gadishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Këshillin e Evropës drejt arritjes së qëllimit për të organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com