Kleoniki Delijorgji: "Babai është idhulli im"

Kleoniki Delijorgji: "Babai është idhulli im"
Pas shpalljes së Kleoniki Delijorgji si "Miss Shqipëria", 15-vjeçarja nuk konsiderohet më si vajza e beznesmenit Mihal Delijorgji,por tashmë ai është babai i më të bukurës së Shqipërisë.Kleoniki Delijorgji ka arritur në pak orë të fitojë vëmendjen e saj mediatike ndonëse është e bija e Delijorgjit.Gjatë një intervistë për gazetën “Panorama” Kleoniki përveç emocioneve dhe fakteve për veten rrëfen edhe për lidhjen me të atin. “Për mua, babi është idhulli im dhe nuk kam një marrëdhënie thjesht si fëmija i tij, por e kam dhe shok. Shumë shok. Ne jemi të dy krenar për njeri-tjetrin,”- është shprehur “Miss Shqipëria”. Ndërkohë më 12 mars Gjykata e Tiranës e shpalli Delijorgjin pronarin e kompanisë së çmontimit Albademil, fajtor dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe 5 vite dënim plotësues. Gjatë kohës ai nuk mund të drejtojë asnjë kompani.(xh.k/shqiptarja.com)

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)