Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon kërkesën e gjyqtarit Gjin Gjoni për t'u dorëhequr si anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Report Tv ka mësuar se në kërkesën e tij Gjoni ka parashtruar pamundësinë të ishte i pranishëm si pjesë e Kolegjit për shkak të angazhimeve prindërore.

Aktualisht me largimin e Gjonit Kolegji Zgjedhor mbetet me 6 anëtarë nga 7 që kishte.

Ndërsa pritet që të enjten në Kolegj të shqyrtohet kërkesa e PD dhe LSI për të regjistruar anëtarët në KZAZ për zgjedhjet lokale.