Klinika 24/ Kardiologia Sonila Bele: Kontrollohuni nga zemra gjatë një shtatëzanie

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte e ftuar Prof.As.Dr.Sonila Bele, Kardiologia e njohur, e cila foli për problematikat e sëmundjeve kardiake dhe disa këshilla të vlefshme sidomos në periudhën e shtatëzanisë.

”Me rritjen e moshës së lindjes tek një grua, rriten faktorët e riskut për sëmundjet kardiovaskulare ndaj nuk janë kurrë të tepërta kontrollet” tha në fillim të bisedës mjekja, ndërsa shtoi se dhe stresi rrit mundësinë për një sërë sëmundjesh.

Do ishte ideale që çdo grua përpara se të ngeltë shtatëzane të bënte një vlerësim të sistemit kardiovaskular. Shumë të domosdoshëm e kanë një kontroll pacientet e diagnostikuara më sëmundje kardiovaskulare. Është shumë e rëndësishme që kontrollet periodike të mos mungojnë, veçanërisht me kontrollet bazë, apo EKG.”

Me ndërprerjen e ciklit menstrual, gratë nuk janë aq të mbrojtura nga zemra” shtoi mjekja në studio. Faktorët e riskut janë shtuar shumë, stili i jetesës ka ndryshuar, duhanprirja, jeta sedentare, apo genet ndikojnë shumë dhe në problemet kardiovaskulare.

Tensioni gjatë shtatëzanisë ndikon dhe tek nëna dhe tek bebi, ndaj e kanë me merak kardiologët. Ajo që mjekja përsëriti është që gjatë një shtatëzanie, nuk duhet të mungojnë analizat dhe kontrollet, në mënyrë që çdo informacion mjekësor të ndihmojë për të stabilizuar në kohë gjendjen e pacientes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
Kirurgu Oral Maksilofacial: Mos bëni ndërhyrje para moshës së adoleshencës

 

I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Doktor Renato Isufi nga Klinika “Isufi Royal Dental”, kirurg Oral Maksilofacial.

Ai foli për harmoninë e fytyrës që nënkupton të ruhen të gjitha proporcionet e duhura të fytyrës.

”Kirurgu Maksilofacial merret me kadin e poshtëm të fytyrës nga pjesa e hundës e poshtë” tha doktori në studio, duke shtuar se janë disa faktorë që ndikojnë.

Me kalimin e moshës, lëkura fillon t’a humbas kolagjenin dhe këtu mund të ndërhy kirurgu për të riparuar pjesët e fytyrës. E rëndësishme është dhe pjesa e dhëmbëve ku mund të bëhet ndërhyrje.

”Kur pacienti paraqitet tek mjeku, duhet bërë një vlerësim i fytyrës i detajuar, pra paraqiten disa foto për të parë dhe nuk duhet harruar se duhet të qëndrojmë gjithmonë brenda natyralitetit, pa patur ekzagjerime.

Kirurgjia e nofullave bëhet gjithmonë me përfundimin e rritjes, që do të thotë mbi moshën 18 vjeç.

Doktori foli dhe për fasetat e dhëmbëve dhe kujdesin dhe rëndësia që duhet të kenë njerëzit kur shkojnë për të bërë dhëmbët.

Këshilla që ai dha ishte që brezi i ri të pres dhe pak sa të arri moshën dhe më pas të bëj ndërhyrjen, pa harruar që prindërit duhet të bëjnë kontrolle paraprake tek mjeku, në mënyrë që të ndreqet problemi në kohë.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona