Klinika 24/ Projekti ‘Shkolla për shëndetin’, i mbështetur nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ja si po ndërgjegjësohen fëmijët nëpër shkolla

Të ftuar në studio në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio ishin Kliton Muça, Kordinator i projektit “Shkolla për shëndetin”, Blerina Maliqati drejtoreshë e shkollës Jusuf Kuka në Durrës dhe Pranvera Musta, koordinatore e shëndetit në shkollën Gjon Ndoci në Bushat.

Ata folën për rëndësinë e projekteve të mbështetura nga “Agjencia zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim” me impak për pupullatën.

Ky projekt zbatohet nga organizata “Save the Children” dhe janë në vitin e 4 të fazës së parë përmbyllëse të projektit që ka përfshirë 120 shkolla duke trajtuar mësues e nxënës për shëndetin.

Qëllimi i projektit është që të bëhet e mundur që të sensibilizohet për të gjithë ato sëmundje kronike, për të sensibilizuar popullatën.

Nga ana tjetër Blerina Maliqari theksoi se ky është një projekt multidisiplinar që ka brenda ndërgjegjësimin për të shmangur sëmundjet, në mënyrë që popullata të jetë më e sirgurt.

Kordinatorja e shëndetit Pranvera Musta, tha se tani pas 4 vitesh sheh produktin në ndërgjegjësimin e fëmijëve në mënyrën sesi ushqehen, gjë që ka dhënë impakt të menjëhershëm.

“Shkolla për shëndetin” është një projekt i domosdoshëm me fëmijët e të gjitha shkollave pasi edukon brezin e ri për mjedisin, largohet nga teknologjia dhe ushqehet shëndetshëm.

Në fund të pranishmit thanë se shpresojnë që në të ardhmen të ketë më shumë projekte dhe aktivitete të tilla, pasi brezi i ri ndërgjegjësohet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:22
Aerobiologe, Elona Gjebrea, në ‘Klinika 24’: Kujdes alergjitë e stinës, pasi nuk duhen neglizhuar

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio ishte e ftuar Elona Gjebrea, aerobiologe e fokusuar shumë tek shëndeti.

Alergjitë në gjithë botën janë në rritje dhe nëse nuk kurohen mund të komplikohen  në azëm bronkiale . Ajo ka studiuar për një vit në Skokholm ku u fokusua shumë në këtë disiplinë.

Ajo ka studiuar përqendrimin e poleneve në një qytet të caktuar, duke na dhënë të dhëna shumë interesante.

Falë të dhënave, formohet ai që quhet si kalendari polenik, ku pranvera është kulmi i sëmundjeve alergjike.

Alergjia në fakt shkaktohet nga bimë që në dukje janë të parëndësishme, por kanë alergji të zgjatur që pjalmojnë në kohë të ndryshme.

Polentet transportohen nëpërmjet ajrit duhet të na shqetësojnë më shumë.

Vjeshta është një sezon që mund të shfaqi alergjinë që mund të krijojnë probleme.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit