Rëndësia e shërbimit në banesë tek pacientët jo vetëm për rastet urgjente dhe vënia e diagnozës e trajtimi me përkushtim sa më pranë komunitetit, ishte një nga temat e diskutimit në ‘Klinika 24’ në Report Tv këtë të shtunë me autore dhe moderatore Doreada Mio.
Për të folur për këtë temë i ftuar sot në emisionin e shëndetit Klinika 24, ishte Lutfi Lami, drejtues i Klinikës mjekësore “Medical Care Lami”.
Në fillim u përmenden shërbimet bashkëkohore të klinikës dhe ardhja në ndihmë e komunitetit të zonës me shpejtësi dhe profesionalizëm. Më pas në emision u diskutua për rëndësinë e shërbimit në banesë jo vetëm për rastet e urgjencave mjekësore, por edhe për kontrolle rutinë apo marrje analizash dhe matje tensioni.
Duke qenë se një pjesë e prindërve të moshuar, jetojnë vetëm, ndërsa fëmijët duke qenë se janë larg, në emigracion siç thotë Zoti Lami, u besojnë shëndetin e të afërmve të tyre.
Më pas biseda kaloi tek roli i infermierit për të sëmurët, rol i cili doli më në pah gjatë pandemisë Covid.
"Infermierët janë shtylla e sistemit shëndetësor, ata përballojnë sfida ditë pas dite. Infermierët janë empatikë por sidomos theksohet puna e tyre për marrjen e anamnezës", u shpreh Lami.
Një fenomen i ri interesant që doli gjatë emisionit ishte kërkesa për shërbime shëndetësore në qytetin e Durrësit pranë Klinikës “Medical Care Lami” jo vetëm të turisteve por edhe të qytetareve të huaj kryesisht italianë që jetojnë në Durrës.
Temë diskutimi ishin edhe problemet e gjidhënies që shqetësojnë nënat e reja, si dhe vlerat e qumështit të gjirit. Kjo temë u trajtua nga konsulentja e laktacionit Zamira Bolani.
B.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.3%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1888
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Klinika 24’ në REPORT TV/ Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale
25 Janar, 21:49
-
Fotografja e bebave Armejsa Kullolli: Emocionet e fotos së parë janë magjike! Mamia: Është shumë e rëndësishme që të flitet me specialistët gjatë shtatëzanisë
18 Janar, 21:43
-
Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura
12 Janar, 14:35
-
Dietologia Brikena Xhixha në Klinika 24: Kujdesuni për trupin tuaj pas kthimit nga pushimet e fundvitit
12 Janar, 14:01
-
'Klinika 24' në REPORT TV/ Mjekja neurologe: Lojërat logjike përmirësojnë dhe rrisin ndjeshëm kujtesën!
21 Dhjetor 2024, 22:13
-
Blerina Kambo: Viruset e syrit mund të çojnë deri në verbim total nëse nuk trajtohen në kohë
15 Dhjetor 2024, 09:36
-
Obstetër-Gjinekologia: Ja mosha më e vogël dhe më e madhe e shtatzanisë që kam hasur gjatë karrierës time
15 Dhjetor 2024, 09:30
-
Suela Koçibellinj: Kujdes nga sfida e superman-it online, mund të ketë pasoja për fëmijët
8 Dhjetor 2024, 14:59
-
Sonila Kapidani: Ja përvoja ime me diabetin, si ia dal ta mposht sëmundjen çdo ditë
1 Dhjetor 2024, 11:04
-
Mjeku Ervin Priftaj: Çfarë është terapia me oksigjen dhe për çfarë mund të përdoret
1 Dhjetor 2024, 11:03
-
Doktor Leidon Shapo: Ja si ndikon ulja e temperaturave në sëmundshmërinë e popullatës
1 Dhjetor 2024, 10:58
-
Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën
24 Nëntor 2024, 13:32