Një ose më shumë persona kanë hyrë në një nga banesat e gjyqtares së Durrësit, Shpëtime Pitaku, duke i vjedhur 2 mijë euro dhe disa bizhuteri. Gjyqtarja e Durrësit duket se ka qenë jo rastësisht objektiv i hajdutëve. Përpos të tjerave, Shpëtime Pitaku ka deklaruar se posedon edhe 7 pasuri të paluajtshme, nga të cilat fiton dhjetëra mijëra euro në vit, pasi i ka dhënë me qira. Gjyqtarja e Durrësit deklaron një klinikë dentare, të cilën e ka dhënë me qira. Pitaku deklaron edhe 5 lokale, të cilët gjithashtu i ka dhënë me qira. Vetëm nga një lokal me konstruksion druri, deklaron mbi 9 mijë euro në vit të ardhura nga qiraja. Një tjetër lokal e ka me vendodhje para Gjykatës së Durrësit.
Zonja Pitaku pohon se ka marrë edhe një kredi në shumën 60 mijë euro, për blerjen e një shtëpie me sipërfaqe 135 m2. Në nëntor të vitit 2015, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kallëzoi Prokurori gjyqtaren Shpëtime Pitaku, për fshehje pasurie dhe dyshim për pastrim parash. Pitaku akuzohej se ka fshehur rreth 1 milion dollarë pasuri, përmes falsifikimit të dokumenteve. ILDKPKI tha në atë kohë se kishte realizuar kontrollin e plotë të pasurisë së deklaruar të gjyqtares Pitaku.
"Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentesh, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1 milion USD dhe për rrjedhojë subjekti Shpëtime Pitaku është kallëzuar penalisht për veprat penale të parashikuara nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal", njoftonte ILDKP. Dosja e referuar në prokurori është mbyllur në heshtje ashtu si rreth 500 dosje të tjera për fshehje pasurie dhe pastrim parash.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DOKUMENTI/ 'Jam kërcënuar me jetë', gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi i kërkon mbrojtje KLGJ pasi merr letrën anonime: Përmenden edhe fëmijët e mi
20 Janar, 20:00
-
Durrës/ Arrestohen hajdutët e shtëpisë së gjyqtares Shpëtime Pitaku dhe zyrtarëve të lartë! Kamerat i kapën 'mat' duke u kacavjerrë nëpër tuba (VIDEO)
11 Tetor 2023, 08:25
-
DOKUMENTI/ Ndryshime në Kodin Penal, 3 vjet burg për parakalimet e gabuara! Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Jo më shtyrje apo mungesa nëpër gjyqe
17 Shtator 2023, 16:04
-
Vetingu drejt fundit! 99 të dorëhequrit që përfituan 50 % të pagës për 3 vite, gjysma e prokurorëve e gjyqtarëve që ikën u kthyen si avokatë, zero të dënuar për pasuritë
3 Qershor 2023, 16:42
-
Ikjet nga vettingu, gjyqtarët debat për cilësinë e gjyqeve! Gert Hoxha: Zbatoni vendimin e Kushtetueses për pagat
25 Shkurt 2023, 18:30
-
Vettingu, KPK e konfirmoi në detyrë, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Elona Toro
2 Shkurt 2023, 16:01
-
Kuvendi i kërkon Inspektorit të Drejtësisë goditjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK para se të ‘kositen’ nga Vetingu, po bëjnë kërdinë me vendime
9 Gusht 2022, 16:07
-
Deklaratat fyese ndaj magjistratëve/ KLGJ reagon: Të patolerushme, po cenojnë rëndë figurën e gjyqtarit
16 Nëntor 2021, 10:01
-
Dhuratat befasuese për gjyqtarët VIP nga gjyshet, vjehrrat dhe tezet, dhjetëra mijë euro, hotele, dyqane, shtëpi dhe makina, SPAK vetëm një sekuestrim
2 Tetor 2021, 17:47
-
Kanosi gjyqtaren pak ditë më parë në Tiranë, lihet në burg 39-vjeçari! Anila Karanxha pajiset me urdhër-mbrojtje
25 Korrik 2021, 15:56
-
Kanosi një gjyqtare, ndalohet 39-vjeçari! Momenti kur forcat e Policisë e shtrijnë në tokë! U shtir sikur ishte i pirë
22 Korrik 2021, 11:16
-
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Mariana Sheganin
23 Shkurt 2021, 10:13
pse nuk i shkarkojn keto hajdut gjykates
PërgjigjuMjere ato qutetar qe kane pasur fatin e keq qe te ken pasur hall me kete moster ,po kush ta shkarkoj ? Kjo eshte kunata ose nusja e vellait te Natasha Pacos ( Pitarku ) ish depute dhe mbajtese e disa funksioneve qeveritare pasuria e saj fillon nga lokal ne zonen e currilave dhe pallat pese katesh ne plazh dhe haduti qe gerthet kapni hajdutin
Përgjigjupse nuk e kame shkarkuar kete plehre akoma.....
PërgjigjuPo ti kishin lidhur familjarisht, hajdutet do dilnin me te pakten 10 milion euro.
PërgjigjuMaskarenj
PërgjigjuHajde mi Shpetime,paske shpetu nga fukaralliku me mendjen tende.Sa rob paske mor n'qafe.
PërgjigjuKu eshte shteti per kto gjykates e prokuror qe kane nga 1 miliard lek pasuri e s i hyn gjemb ne kembe?!!!!!!! Pse akuzohen vetem dy vete ne ato 500 palo prokuror e gjykates me miliarda lek pasuri?
PërgjigjuJo nuk me merren fare ment....!Kujdes ju varfanjaket qe nuk paguani 100 euro dritat dhe vini paguani tek une mijera e mijera..Ku eshte faji im kapitalisto demokratik ketu?
Përgjigju