Me idenë dhe regjinë e Ajola Xoxës, me fotografi të Arianit Gjonbalaj, si produksion i ANIMA PICTURES, kënga “Mall” do ta prezantojë Shqipërine për të 15-in vit rradhazi në organizimin prestigjioz europian. Tashmë që gjithçka është gati, këngën e plotë mund ta ndjekim në https://youtu.be/d65PfcNvhVQ. Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj është marrë edhe më parë me klipe muzikore. Ajo ka qenë regjisore e klipit “Meteor” të këngëtares Miriam Cani, klip të cilin e publikoi në nëntor të vitit të kaluar.
Lajmin për prezantimin përfundimtar të klipit zyrtar të këngës “Mall” të kantautorit Eugent Bushpepa, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, në Lisbonë e ka bërë të ditur vet institucioni i RTSH-së. Eugent Bishpepa ishte fitues i Festivalit të 56-të të këngës në RTSH, ku mori votat maksimale të jurisë dhe publikut. Ndërsa shpresohet një prezantim dinjtoz në skenën e këtij festivali, RTSH ka prezantuar klipin zyrtar, të cilin e përshkruan “Një klip monochrome, ku motivet shqiptare vijnë në kostumet e balerinëve me fustanellën, xhubletën e jelekun, në përfaqësim të të gjithë trevave shqiptare, ngjyrat i merr nga interpretimi i shkëlqyer i Bushpepës, e fabula e ndjerë e dashurisë me shikim të parë mes dy të rinjve, e dhimbjes së pashmangshme që mosrealizimi i së cilës sjell…”