Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho, pas zgjedhjes së tij në krye të SPAK.

Përmes një postimi në rrjetin social X, kreu i Shtetit e ka cilësuar drejtimin e SPAK-ut si një përgjegjësi të lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.

“Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodjan Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin!, shkruan ai.

Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar prokurorin Klodian Braho për zgjedhjen e tij në krye të Prokurorisë së Posaçme. Përmes rrjeteve sociale kreu i qeverisë vlerëson edhe arritjet e Altin Dumanit në krye të SPAK, ndërsa thekson se ky institucion do të ketë mbështetjen e palëkundur të qeverisë.

"Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur  në pavarësi e kushte optimale misionin e vet",- shkruan Rama.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka vlerësuar si ekselente punën e prokurorit Altin Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme.

"Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK",- thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka përgëzuar prokurorin Klodian Braho për zgjedhjen si kreu i ri i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Është një nga kërkesat kyce për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim", tha Gonzato.

Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK pas 7 votave të marra në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. I gjithë procesi që prej fillimit e deri më sot është ndjekur nga afër nga ndërkombëtarët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK/ Presidenti Begaj: Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin

1763464870_bajrambegaj.png

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar Kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho, pas zgjedhjes së tij në krye të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit, përmes një postimi në rrjetin social X.

Kreu i Shtetit e ka cilësuar drejtimin e SPAK-ut si një përgjegjësi të lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.

“Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodjan Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia. SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim. Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin!, shkruan ai.

Ora 18:32
Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK, reagon ambasada gjermane: Suksese, mbështetje për pavarësinë e standardeve më të larta të drejtësisë

1765457980_klodianbraho.jpg

Pjesë e urimeve për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK iu bashkua edhe ambasada gjermane në Tiranë.

“Urime drejtuesit të ri të zgjedhur sot të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodjan Braho. Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i Gjermanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin ne e mbështesim. Për punën e rëndësishme të SPAK-ut mbeten thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit të së drejtës. I uroj shumë sukses Klodjan Brahos dhe të gjithë punonjëseve e punonjësve të SPAK-ut në detyrën e tyre ambicioze, si dhe një bashkëpunim të frytshëm me institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Mirënjohja ime sot shkon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë për procesin transparent të zgjedhjes dhe për të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri, të cilat çdo ditë kontribuojnë për shtetin e së drejtës”, shkruhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Ora 17:46
Braho kreu i ri i SPAK, Ambasada Amerikane vlerëson lidershipin e Dumanit: Integriteti dhe guximi i tij kanë forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri

1764255024_altindumani.jpg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka vlerësuar si ekselente punën e prokurorit Altin Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme. Përmes rrjete sociale, ambasada amerikane thekson gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho.

Postimi i plotë i ambasadës amerikane në Tiranë: 

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK.

Ora 17:37
Rama uron Klodian Brahon për zgjedhjen e tij në krye të SPAK: Punë të mbarë

1763734496_edirama.jpeg

Kryeministri Edi Rama ka uruar prokurorin Klodian Braho për zgjedhjen e tij në krye të Prokurorisë së Posaçme. Përmes rrjeteve sociale kreu i qeverisë vlerëson edhe arritjet e Altin Dumanit në krye të SPAK, ndërsa thekson se ky institucion do të ketë mbështetjen e palëkundur të qeverisë.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur  në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.