Këtë herë Shala tregoi anën e saj praktike dhe mjaft sportive edhe në kuzhinë duke përgatitur me zonjën Tefta recetën e ditës, e cila ishte “Lazanjë me kimë”.
Klodiana u shpreh se gatimi ishte mjaft relaksues për të sidomos pas stërvitjes. Ajo madje shpeshherë blen edhe libra kuzhine dhe gatuan receta të ndryshme të trashëguara edhe nga nëna apo gjyshja e saj.
Gjithashtu Shala nuk la pa përmendur as aktivitetin e saj sportive, të cilin nuk e lë asnjëherë pas dore. Klodiana stërvitet dy herë në ditë jo vetëm për të mbajtur trupin në formë por edhe për të ushtruar sportin profesionist.
Aktualisht ajo është titullare e"Agjensisë së Shërbimit të Sportit" dhe është duke pritur finalizimin e një projekti mjaft të madh sipas saj, siç është edhe ndërtimi i një kompleksi të madh sportiv, ku do të përfshihen fusha tenisi, bashketbolli, volejbolli, pishina etj.
Gjithashtu atletja e njohur theksoi edhe rëndësinë e ushtrimit të aktivitetit sportive nga të gjithë njerëzit për të qenë sa më të shëndetshëm.
Receta e ditës në “Rreze Dielli”
Lazanjë me kimë:
Peta lazanje 16 copë
Mish i Grirë 300 gr
Qepë 2 kokrra
Hudhra 2 thelpinj
Seleno 1 degëz
Salcë domate 200 gr
Verë e kuqe 150ml
Erëza
Qumësht 400ml
Miell 2 lugë gjelle
Gjalpë 2 lugë gjelle
Vezë 2 kokrra
Djath kaçkavall 70 gr
(xh.k/shqiptarja.com)