'Sterilizimi', ish-zv.ministri Klodjan Rjepaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

'Sterilizimi', ish-zv.ministri Klodjan Rjepaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

Foto nga arkivi, Klodjan Rjepa dhe biznesmeni Ilri Rrapaj

TIRANË - Ish-zëvëndësministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj mbetet në burg. Apeli i Posaçëm i rrëzoi sot kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë. Rjepaj kundërshtoi edhe zgjatjen e afateve hetimore nga GJKKO me 1 muaj e 15 ditë, por edhe kjo kërkesë u refuzuar.

Rjepaj akuzohet se ka favorizuar biznesmenin Ilir Rrapaj në koncesionin e sterilizimit të dhënë gjatë kohës kur ai ishte zëvëndës i ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai ka shpërdoruar detyrën dhe akuzohet për falsifikim dokumentash.

Rjepaj dhe Rrapaj u vunë në masën e arrestit në burg gushtin e vitit të kaluar, ndërkohë që ministri Beqaj është lënë i lirë por nën masën e detyrimit për t'u paraqitur. Për dosjen e sterilizimirt SPAK ka marrë zyrtarisht 9 të pandehur. Prokuroria akuzon për shkelje në dhënien e koncesionit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar të fituar nga Ilir Rrapaj.

Të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhënies së koncesionit sipas prokurorisë, pasi Beqaj dhe Rjepaj kishin miqësi me më përpara me biznesmenin Ilir Rrapaj.

Gjetjet e SPAK përfshijnë edhe procedurat e ndjekura për fituesin, por edhe mos realizimin e kushteve të parashikuara në kontratë.

Ditën e djeshme ish ministri Beqaj u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua akuza shpërdorim detyre. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë, ish-ministri hodhi akuza ndaj SPAK se në 50 muaj nuk ka hetuar si duhet koncesionin e sterilizimit.

G.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi