Klopp humbësi që po mahnit Europën, Mourinho: E gjithë merita e Jurgen

Klopp humbësi që po mahnit Europën, Mourinho: E gjithë merita e Jurgen

Mbret pa kurorë të paktën në Europë por shumë shpejt Jurgen Klopp mund të triumfojë edhe në futbollin që vlen më shumë. Përmbysja e çmendur që bëri Liverpooli i tij ndaj Barcelonës është futur në historinë e futbollit botëror por tani mungon edhe sforco e fundit që trajneri gjerman të kalojë nga një humbës i suksesshëm në magjistar të futbollit botëror.

Deri më tani 51 vjeçari gjermar është kritikuar për faktin se skuadrat e tij luajnë futboll të bukur, japin spektakël por në fund nuk fitojnë asgjë. Vetëm në Europë Jurgen Klopp ka humbur tre finale. Në Champions nuk ka triumfuar dot me Dortmundin në vitin 2013 dhe me Liverpool në 2018-tën dhe ka humbur edhe një finale të Europa League në pankinën e Liverpool ndaj Sevilla.

Nuk mund të thuhet që Klopp nuk i ka shkuar pranë suksesit madje i ka shkuar shumë pranë por në futboll ato që kanë vlerë janë rezultatet pra trofeu të cilin deri tani nuk e ka fituar. Ndoshta tashmë ka ardhur moment që Jurgen Klopp të triumfojë edhe në Europë dhe me Liverpoolin e tij të fitojë Championsin.

Nëse disa ditë më parë e kritikoi pas mrekullisë që bëri ndaj Barcelonës edhe Jose Mourinho i heq kapelen trajnerit gjerman. Mourinho ka deklaruar :” Kjo përmbysje ka vetëm një emër dhe ai është Jurgen Klopp.Nuk ka të bëjë taktika dhe as filozofia por ka të bëjë zemra, shpirti dhe  empatia fantastike që Klopp ka krijuar në grupin e futbollistëve. Liverpooli rrezikonte ta mbyllte sezonin fantastik  pa trofe por tani është vetëm një hap larg triumfit europian dhe Jurgen e meriton pasi Liverpooli reflekton personalitetin e tij. Sot merita e madhe i takon Klopp” e mbyll portugezi Mourinho.

Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 08/05/2019 21:45

    Do mbetet perseri me gisht në.gojë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje