Klosi: Administrata do të ketë
rrogë minimale 37 mijë lekë

Klosi: Administrata do të ketë<br />rrogë minimale 37 mijë lekë
Vazhdojnë diskutimet me grupet e interesit për të vendosur pagën minimale. Qeveria shqiptare ka bërë kërkesë që paga minimale të ketë rritje, ndërkohë që ky projekt verndim është duke u diskutuar me grupet e interesit.
 
Vetë minsitri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka deklaruar dhe aktualisht po diskutohet në tryezat e grupeve të interesit, ndërsa administrata publike të ketë një pagë minimale jo me të vogël se 37 mijë lekë.

‘’Në javën në vazhdim do të kemi një vendim të Këshillit Kombëtar të Punës, i cili është dakortësuar me grupet sindikaliste për të pasur një rritje të pagës minimale. Paga minimale për sektorin e administratës publike, është rritur në masën e 37 mijë lekë të vjetra’’,-u shpreh Klosi. 

Diskutimi u prezantua gjatë kongresit të 7 të sindikatës së punonjësve postëtelekom. 

Ndërkohë që pritet që në ditët në vazhdim të bëhet publike dhe vednimi që do të dalë nga diskutimet e grupeve të interesit, ku paraprakisht kompanitë e mëdha fason kanë shprehur një mungesë vullneti për te rritur pagat minimale në vlera të larta.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi