Ish-kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, u përgjigjet akuzave të Sali Berishës, i cili dje në seancën parlamentare, tha se Klosi kishte zhdukur dosjen e tij në SHIK. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, Klosi thotë se ai nuk ka pasur asnjë interes për të fshehur dosjen, por, përkundrazi, shprehet se me ardhjen e tij në krye të SHIK, nisi një hetim për fatin e Remzi Hoxhës, me kërkesë të familjes së këtij të fundit.
Në përfundim të hetimit, thotë Fatos Klosi, rezultoi se, Hoxha kishte rënë në duart e SHIK-ut, fillimisht në Tiranë, e më pas ishte çuar në Lezhë, por të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë çështje, nuk punonin më në SHIK, dhe kishin ikur jashtë vendit. Në këtë pikë, Fatos Klosi akuzon ish-kryeministrin Berisha, si të implikuar direkt në çështjen “Remzi Hoxha”, duke përdorur argumentin se të gjithë dëshmitarët ishin pajisur ma pasaporta diplomatike dhe ishin larguar nëpër Evropë.
Z. Klosi, ish kryeministri Sali Berisha ju ka përmendur sot gjatë seancës parlamentare ku ju akuzon se keni fshirë dosjen tuaj në SHIK. Këto deklarata i bëri kur po diskutohej për çështjen “Remzi Hoxha”. A keni ju një koment për këtë?
Atë e lëmë si gjithmonë të flasë ç’të dojë dhe ai e ka guximin të thotë çdo lloj gjëje që mendon se e justifikon. E ka gabim që gënjen kaq hapur. Ai deri më tani nuk e ka pranuar që ka pasur një dosje për këtë çështje. Deri më tani ata kanë thënë që ne nuk dimë gjë fare, ne nuk kemi pasur lidhje me këtë çështje, shërbimi informativ i asaj kohe nuk e ka njohur këtë njeri, etj. Etj. Kështu janë justifikuar. Tani ai thotë që paska një dosje. Pra, Berisha ka lëvizur nga pozicioni i mëparshëm. Ka gabuar, nuk e di pse. Mbase ka qenë i pavëmendshëm sot. Ai pranon që paska pasur një dosje?
A ka pasur vërtetë një dosje?
Berisha të na thotë pse i përzuri të gjithë njerëzit që kishin të bënin me çështjen e Remzi Hoxhës jashtë shtetit. Si president që ishte në atë kohë, u dha pasaporta diplomatike të tërëve, dhe ata ikën pa viza nëpër Evropë, kryesisht në Angli, por edhe në Belgjikë. Atje u fshehën. Pse? Po të mos kishin gjë për të fshehur, po të ishte kjo një tjetër çështje e thjeshtë, nuk kishte pse ai t’i përzinte këta njerëz. Unë nuk them i detyroi, por u dha mundësinë të mos ishin këtu. I ndihmoi të iknin që ata të mos ishin dëshmitarë këtu.
A keni zhdukur ju dosjen tuaj, siç pretendon z. Berisha?
Unë nuk fare të bëj me atë çështje, sepse Remziu ka vdekur në 1996, dhe unë jam vendosur në krye të SHIK-ut në vitin 1997. Unë nuk kisha asnjë arsye të fshihja ndonjë dosje. Në çdo rast njerëzit kanë një arsye për veprimet që ndërmarrin. Unë nuk kisha asnjë arsye të tillë. Sapo erdha në detyrë unë ngrita një grup pune, sepse erdhën familjarët e Remzi Hoxhës dhe më kërkuan ndihmë që ne të hetonim se çfarë kishte ndodhur me Remzi Hoxhën. Unë ngrita një grup pune me disa punonjës të shërbimit për të pyetur nëpër rrjetin tonë për këtë çështje. Pastaj u krijua një grup i përbashkët me prokurorinë e përgjithshme, dhe arritëm në përfundimin se të gjithë njerëzit që kishin pasur punë me Remzi Hoxhën, (pra u pranua që punonjësit që kishin qenë në SHIK në atë kohë, thanë që: po, Remziu ka qenë në Tiranë në fillim, pastaj përfundoi në Vainë të Lezhës. Thanë që: po, “është përpunuar” nga SHIK), por njerëzit që kishin punuar me Remzi Hoxhën, ishin të gjithë jashtë, nuk punonin më në SHIK, kishin ikur me ndihmën e vetë Presidentit të Republikës së asaj kohe. Ai gënjen hapur kur thotë që unë as e di fare.
Këtë pretendim e ruajti dhe sot z. Berisha...
E ka ditur në vetë të parë problemin, madje dhe ka marrë pjesë në zgjidhjen e problemit. Ajo që ka bërë ai personalisht, që ka përgjegjësi, është që ka ndihmuar që fajtorët e kësaj pune, të iknin nga Shqipëria. Nuk e ka aq të kollajtë sa të fshihet pas zhdukjes së dosjes nga ana ime.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com