Klosi në Durrës për mirëqënien
sociale, marrëveshje mes 3 bashkive

Klosi në Durrës për mirëqënien<br />sociale, marrëveshje mes 3 bashkive
DURRËS-Ministri i Mirëqenjes Sociale, Blendi Klosi sot ka qenë në Durrës për të firmosur marrëveshjen që do ndihmojë shtresat në nevojë.
 
Në takim merrnin pjesë krerët e bashkive Durrës, Krujë dhe Shijak. Qëllimi i takimit ishte nënshkrimini i një marrëveshje ndërmjet 3 kryebashkiakëve për një plan afatgjatë bashkëpunimi për familjet të cilat marrin ndihmë sociale.
 
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do t’i lehtësojë procedurat e aplikimit, pasi kompetencat që deri tani mbante ministria do t’i kalojnë për administrim pushtetit lokal.
 
Kryetari i bashkisë së Durrësit Dako tha se sot nënshkruajmë paktin për shërbimet sociale me krerët e bashkive të qarkut Durrës.
 
Mbas nënshkrimit do jetë shumë më mirë për njerëzit në nevojë. Ndër të tjera Dako u shpreh se këtë vit kemi buxhetin më të madh për të kontribuar në këtë drejtim.

‘’Janë shumë i kënaqur që sot do të nënshktuajmë këtë pakt. Është e domosdoshme, që qytetarët që jetojnë jashtë qendrave të bashkisë së Durrësit, të marrin edhe ato të njejtin shërbim siç janë ofruar edhe qytetarëve në qendër të Durrësit. Këtë vit kemi buxhetin më të madh që kemi pasur ndonjëherë në dispozicion për shërbimet sociale’’,-u shpreh Dako. 
 
Bashkia Durrës ka në projekt zbutjen e varfërisë, lehtësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuar. Shërbimet sociale do te jenë të shpërndara në të gjithë territorin.
 
Nga ana e tij ministri Klosi tha se flasim për mirëqënien sociale që duhet të jetë në fokusin e qeverisë dhe pushtetit lokal.

‘’Sot jemi në një produkt të vërtetë decentralizimi, ku bashkia e Durrësit merr përsipër të bëjë një analizë totale të nevojave dhe specifikave që ka kjo bashki. Ne sot firmosim së bashku me Dakon një marrëveshje. Jemi në qarkun e Durrësit që përbëhet nga 3 bashki. Dhe bashkia e Shijakut ka përpjekje për ta ofruar shërbimin social. Po ashtu edhe bashkia e Fushë-Krujës’’,-u shpreh Klosi. 

Kemi hartuar për herë të parë një plan social për detyrimet që ka qeveria dhe bashkitë ndaj shtresave në nevojë.
 
Ministri Klosi u shpreh se nga 61 bashki, 28 prej tyre nuk ka shërbim social fare.

Nënshkrimi i marrëveshjeve për shtresat në nevojë do të vijojë në të gjitha bashkitë e vendit në mënyrë që të përfshihen të gjithë personat të cilët kanë nevojë për ndihmën e shtetit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi