Klosi për Report Tv, thumbon opozitën: Nuk kanë njohuri për turizmin, rritja e çmimeve një legjendë

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka deklaruar në studion e Report Tv se turizmi nuk ka përfunduar, dhe një deklaratë e tillë është bërë nga ata që nuk e njohin turizmin, duke thumbuar opozitën.

"Do ishte shumë keq nëse vazhdojmë të mendojmë se sezoni ka përfunduat. Sezoni nuk ka përfunduar, kur thamë deri në 15 nëntor pati shumë debate nga opozita, nga njerëz që nuk kanë njohuri, nuk e kuptojnë në fakt industrinë.  E kemi thënë dhe do ta themi përsëri. Turizmi do të vazhdojë nëse do të jetë kohë e mirë", thotë Klosi.

Përsa i përket numrit të turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë pavarësisht pandemisë së koronavirusit, Klosi tha se 40% e numri të të huajve kanë hyrë gjatë muajit Qershor-Gusht. Ndërkohë që sipas tij, 230 mijë persona me pasaporta të huaja kanë hyrë në 15 ditët e para të shtatorit, kryesisht nga vendet e rajonit.

"40 % e numrit e të të huajve kanë hyrë gjatë muajit qershor-gusht. Ndërsa në 15 ditët e para të shtatorit kanë hyrë 230 mijë pasaporta të huaja , që janë kryesisht nga vendet e rajonit. Numri i shqiptarëve të dalë nga kufiri është minimal dhe harxhimi i turistëve shqiptarë jashtë vendit është zero. Ka një shifër tjetër që janë paratë e shpenzuar nga turistët shqiptarë. Ka një njohje të Shqipërisë, nga shqiptarët përgjatë këtij sezoni. Shqiptarët njohën Shqipërinë dhe potencialin e madh të turizmit shqiptar", deklaroi Klosi.

Në lidhje me ankesat për çmimet,të bërë publike herë pas here në rrjetet sociale dhe në media, Klosi tha se këto janë vetëm legjenda.

"Çmimet i vendos tregu. Është një legjendë urbane që të ndahen çmimet sipas turistëve. Mendoj që duhen bërë kontroll. Del diku një faturë për një çadër apo në një vend dhe kjo bëhet legjendë. Të shosh në Dhërmi në një nga zonat më të populluara ka çmime të larta.Por ka dhe vende bosh.

Oferta për turistët ka qenë e plotë në të gjithë bregdetin. Ka pasur plazhe publike ku qytetarët kanë bërë plazh, pa përjashtim në të gjithë bregdetin. Në fund të fundit kjo është ekonomia e tregut. Ky vit nuk ishte një vit i cili falimentoi, por që mbijetoi", deklaroi ministri i Turizmit Blendi Klosi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale