Klosi: Prindërve dhunues do t'ju
hiqet e drejta e prindërimit

Klosi: Prindërve dhunues do t'ju<br />hiqet e drejta e prindërimit
T’u hiqet prindërimi për ata prindër që dhunojnë fëmijët apo i nxjerrin  në situatë rruge si dhe detyrohen me ligj, mjekët, mësuesit si dhe punonjësit sociale që të raportojnë rastet e dhunës ndaj fëmijëve.

Ndërsa për mësuesit, punonjësit sociale dhe kujdestarët do t’ju hiqet e drejta e profesionit në rast se ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve. Këto janë risitë që pritet të sjelli ligji për mbrojtjen e fëmijëve.

Vetë ministri i Mirëqenies dhe Rinisë, Blendi Klosi prezantoi në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale edhe ristë që ky ligj do të sjellë.
 
Për zbatimin e këtij ligji do  të ndërtohen edhe njësitë që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në të 61 bashkitë e vendit, ku është parashikuar që 3000 fëmijë do të kenë 1 punonjës social. Gjithashtu, për fëmijët që kryejnë krime, përveç rehabilitimit ligjor, duhet të ofrohet edhe rehabilitimi psiko- social i tyre. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi