Klosi takim me strukturat dhe asamblenë e PS-së në Vlorë: Organizim në të gjithë vendin për rivitalizimin e partisë

Blendi Klosi i shoqëruar nga Evis Kushi, Milva Ikonomi por dhe strukturat drejtuese të PS së bashkisë së Vlorës kanë  organizuar një takim në ambientet e Pallatit të Kulturës në Vlorë.

Takimi bëhet për riorganizimin e PS së Vlorës, ndërkohë që Klosi ka deklaruar për mediat e Vlorës qëllimin e këtij riorganizimi në kuadër të kongresit të PS që do të mbahet në 4 nëntor në Tiranë.

“Partia Socialiste e Shqipërisë ka filluar thellësisht reformat e saj të brendshme për tu përgatitur për zgjedhjet e  vitit 2025. Fitorja e mandatit të katërt nga PS kërkon një punë të imtësishme, të organizuar dhe titanike në të gjithë vendin, për të pasur mundësi për të fituar edhe një mandat dhe po ashtu të vazhdojmë të bëjmë atë për të cilën jemi betuar para qytetarëve, që tu shërbejmë atyre sa më mirë. Për të realizuar këtë qëllim, ne po kërkojmë sot nga Vlora dhe kudo në Shqipëri që të ringrejmë  strukturat tona dhe të rivitalizojmë ato dhe të kemi mundësinë që PS pas 32 vitesh eksperiencë të jetë një parti profesionale jo vetëm për proceset zgjedhore por një parti që gjatë gjithë kohës jeton, funksionon dhe punon në shërbim të qytetarëve. Energjimi i PS është një reforma që partia e ka bërë gjatë gjithë historikut të saj, qëllimi është shtimi i radhëve të partisë, rigjetja e vetes tonë, vlerësimi i strukturave dhe i asaj që ne ndër vite japim për qytetarët dhe hapja e partisë për të rinjtë dhe profesionistët”, u shpreh Klosi.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 09/10/2023 23:57

    Profesionistet e vertete z Klosi ,i hoqi nga puna Vilma Bello me patericat e saj qe kishte vendosur ne krye.Vetem ne arsimin e Vlores jane drejtues disa injorante me diplome mesues cikli i ulet.Nga ana tjeter Shpetim Gjika e Ilir Metaj po vendosin ne krye njerezit e tyre.Andueli eshte kot.Rregulloi ca njerezit e tij ne pune dhe kaq.Shkollat e znj.Kushi kane degraduar.Mos hajdeni me ne Vlore se Vlora ka mbaruar.Drejtues injorante ne arsim dhe nxenes qe pijne hashash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025