KLSH çon në Prokurori Institutin e Monumenteve të Kulturës: T'i kërkojë Ramës dhe Veliajt rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte

KLSH çon në Prokurori Institutin e Monumenteve të Kulturës: T'i kërkojë Ramës dhe Veliajt rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte

Ish-godina e Teatrit Kombëtar

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar Instituti i Monumenteve të Kulturës që të kërkojë nga qeveria dhe nga Bashkia e Tiranës rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar  në të njëjtën zonë dhe me të njëjtin stil dhe pamje arkitekturore që ajo ka pasur.

Pas një auditimi të zhvilluar për Institutin e Monumenteve të Kulturës, KLSH ka konstatuar se ndryshimi i koordinatave të zonës historike në Tiranë nuk bazohen në studime e vlerësime të mirëfillta për përcaktimin dhe mbrojtjen e vlerave historike-kulturore.

Në audit thuhet se Instituti si dhe Këshilli Shkencor, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës pasi të kryejnë analiza të plota të vendimmarrjes në të cilin kanë kaluar dy VKM-t e vitit 2017 dhe 2018 për ndryshimin e kufijve të zonës historike Tiranë, për ndryshimin e vendimit për nxjerrjen jashtë  kufijve të zonës historike të sipërfaqes ku ndodhej ndërtesa e Teatrit Kombëtar.

KLSH gjykon se vendimmarrjet e strukturave të mësipërme, duhet  të jenë  vendimtare për  ndryshimet e mundshme, duke mos shërbyer si  fasadë  për të justifikuar veprimet e njëanshme të institucioneve që mund të cenojnë në mënyrë të pariparueshme qendrat historike të vendit tonë, në këtë rast Bashkia e Tiranës apo dhe Këshilli i Ministrave.

Po ashtu KLSH ka paditur në Prokurori edhe Institutin e Monumenteve të Kulturës, për shkelje ligjore dhe tjetërsim të VKM-ve të ndërmarra për qendrën historike të Tiranës.

Teatri Kombëtar u shemb në 17 maj në orët e para të mëngjesit mes tensioneve të policisë dhe mbështetësve të Teatrit Kombëtar. Grupi i artistëve të Teatrit Kombëtar së bashku me disa politikanë u shoqëruan për disa orë në komisariat, por më pas u lanë të lirë.

Deklarata e plotë e KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 66/2 prot., datë 21.01.2020, ka përfunduar auditimin e Përputhshmërisë në Institutin e Monumenteve të Kulturës (IMK) Tiranë, për veprimtarinë nga data 01.01.2018 deri më datën 31.12.2019.

Nga ky auditim, u konstatuan disa problematika dhe shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Më konkretisht shkeljet e konstatuara evidentohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit, miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së Nr. 54, datë 29.05.2020.

Ndër çështjet më të rëndësishme që trajtohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit janë:

1. Me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) nr.180, datë 13.04.2000 është bërë shpallja Ansambël Monument Kulture i aksit kryesor dhe qendrës historike të qytetit të Tiranës dhe me VKM Nr. 325, datë 12.4.2017 është miratuar shpallja e qendrës historike të qytetit të Tiranës dhe rregullorja për administrimin e kësaj qendre dhe të zonës së mbrojtur përreth saj. Këto VKM kanë përcaktuar rregullat për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e vlerave historike-kulturore të Qendrës Historike dhe zonës mbrojtëse në qytetin e Tiranës dhe lejojnë vetëm ndërhyrje konservuese dhe restauruese. Dy ditë pas daljes së VKM Nr. 325, në datën 14.04.2017, Këshilli Kombëtar i Territorit me Vendimin nr. 1 ka miratuar Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë së Tiranës. Auditimi konstaton se ky plan nuk është i bazuar në kërkesat e VKM Nr. 325, datë 12.4.2017, në lidhje me ndërhyrjet e lejuara në territorin e Qendrës Historike dhe Zonës së Mbrojtur të Qytetit të Tiranës.

Me pas me VKM nr. Nr. 582, datë 03.10.2018 “Për shpalljen e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës dhe miratimin e Rregullores për administrimin e saj e të Zonës së Mbrojtur përreth” janë përcaktuar kufijtë e qendrës historike të qytetit të Tiranës dhe zonat ku do lejohen ndërtime të reja dhe zonat ku nuk lejohen ndërtime të reja. Pra me këtë VKM kanë ndryshuar kufijtë e qendrës historike të Tiranës, të cilat nuk janë në përputhje me objektin e ndryshimit të VKM-ve të mëparshme, si dhe në mënyrë kontradiktore dhe të pavërtetë fshehin ndryshimet reale të kufijve të qendrës historike, në kundërshtim me ligjin nr. 27/2018 datë 17.5.2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

Audituesit konstatuan se ndryshimet në këtë VKM reflektojnë kërkesat e Bashkisë Tiranë për zhvillime të reja në territor dhe nuk bazohen në studime e vlerësime të mirëfillta për përcaktimin dhe mbrojtjen e vlerave historike-kulturore të Qendrës Historike dhe zonës mbrojtëse në qytetin e Tiranës. Del qartë se Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (KKR) ka ndryshuar vlerësimin për zonat historike e kulturore të Tiranës së objekteve, në varësi të interesit për ndërtime të reja në këto zona e mbi këto objekte. Relacioni i miratuar nga KKR i datës 26.09.2018 nuk shpreh qartësisht se cilat objekte hiqen nga qendra historike dhe nuk jep arsyetimin përkatës për heqjen e tyre, si dhe Këshilli Shkencor i IMK nuk është shprehur dhe nuk ka dhënë opinion lidhur me heqjen apo jo të objekteve historike. Nuk evidentohet pse ndryshojnë koordinatat e zonës së mbrojtur Z 82-Z-83-Z80 në kufijtë e Liqenit Artificial të Tiranës, si dhe nuk shpjegohet pse në qendrën e Tiranës janë shtyrë kufijtë e qendrës historike në zonën T83-T81apo T27-T28, etj., (këto janë qartësisht të dallueshme, nga krahasimi i hartës së zonimit të miratuar në vitin 2017 me hartën e zonimit të miratuar në vitin 2018 dhe koordinatat e saj). Edhe pse Vendimi i KKR ka kaluar për shqyrtim nga anëtarët e Këshillit Shkencor të IMK, mendimi i tyre për argumentimin dhe selektimin e ndryshimit të kufijve të qendrës historike nuk pasqyrohet në relacionin shoqërues të VKM-së.

Si konkluzion, procesi i miratimit apo dhe nevoja e ndryshimit apo përcaktimit të kufijve sipas koordinatave nuk rezulton të jetë i plotë me argumente të qarta nga institucionet e përfshira në proces, si Këshilli Shkencor, Sekretariati teknik i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, Ministri i Kulturës, që është njëkohësisht dhe Kryetar i KKR.

2. Me vendim nr. 195, datë 06.06.2019, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve i asistuar nga Sekretariati Teknik, Instituti i Monumenteve të Kulturës, pas diskutimit paraprak në Këshillin Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës, ka miratuar projektin “Ndërtimi i kaskadës së hidrocentraleve mbi lumin Shushicë në Qarkun e Vlorës me aplikues “Shushica hydropower shpk”. Kjo leje nuk është e bazuar në një instrument planifikimi në fuqi, si Plan Kombëtar Sektorial, Plan të Përgjithshëm Vendor apo Plan të Detajuar Vendor, në kundërshtim me Ligjin “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, VKM “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit” dhe Vendimin “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” të ndryshuar.

Nga verifikimi i përcaktimeve të Planit të Përgjithshëm Kombëtar, si instrumenti më i lartë i planifikimit territorial në Shqipëri, i cili adreson në mënyrë të integruar çështjet e planifikimit, duke e parë territorin shqiptar si një të tërë, rezulton se në lumin Shushicë nuk është parashikuar ndërtim hidrocentralesh, në kundërshtim dhe me Ligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, pasi projekti i ndërtimit të këtij HEC-i cënon perspektivën, peizazhin dhe përdorimin nga publiku të monumentit të kulturës “Ura e Bratit”.

Në përfundim të auditimit, KLSH ka rekomanduar që Instituti i Monumenteve të Kulturës, në dritën e ngjarjeve të fundit lidhur me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të marrë masa të menjëhershme dhe të hartojë propozimet përkatëse  për ndryshimin e ligjit Nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, ku miratimi i planeve për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e pasurive kulturore të paluajtshme dhe deklarimi për pasuritë kulturore të paluajtshme, të grupuara sipas parashikimeve të këtij ligji, të behet me propozim nga Këshilli i Ministrave dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë me Ligj të veçantë.

KLSH ka rekomanduar të ndryshohet pika 1 e nenit 96 të Ligjit 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzeve”, ku Ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, në lidhje me pasurinë kulturore të paluajtshme, si dhe Këshilli i Ministrave, për grupimin e pasurive kulturore të paluajtshme, të kenë kompetencë të përcaktojnë zonën mbrojtëse, distancat, masat dhe normat e tjera që ruajnë integritetin e pasurive kulturore të paluajtshme, veçmas ose të grupuara, perspektivën, dritën, kushtet mjedisore dhe peizazhin, por miratimi i tyre  të bëhet në Kuvendin e Shqipërisë me Ligj të veçantë.

Nga auditimi u rekomandua që të merren masa të menjëhershme që procesi i miratimit apo dhe nevoja e ndryshimit apo përcaktimit të kufijve dhe koordinatave  të Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës  apo dhe qyteteve të tjera në vend, t’i nënshtrohet një procesi të gjerë e të plotë shqyrtimi dhe diskutimi, me argumente të qarta  nga institucionet shtetërore të përfshira në proces, si Këshilli Shkencor, Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, Ministri i Kulturës (në cilësinë edhe të Kryetarit të KKR) dhe vetë Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, duke përmbushur dhe ushtruar kështu funksionet institucionale për të cilat janë krijuar.

- IMK, në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve si dhe Këshilli Shkencor, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës pasi të kryejnë analiza të plota të vendimmarrjes në të cilin kanë kaluar dy  VKM-t e fundit të vitit 2017 dhe 2018 për ndryshimin e kufijëvë të zonës historike Tiranë, të propozojë revokimin e VKM-ve të sipërcituara për ndryshimin e vendimit për nxjerrjen jashtë  kufijve të zonës historike të sipërfaqes  ku ndodhej ndërtesa e Teatrit Kombëtar, si dhe në zbatim të Vendimit të ndërmjetëm të KLSH nr. 36 datë 14.05.2020 “Për adresimin e problematikave të shfaqura mbi çështjen e Teatrit Kombëtar dhe propozimin për pezullimin e vendimmarrjeve mbi këtë objekt nga Kryetari i Bashkisë  dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës”, t’i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në zonën ku ka qenë godina e mëparshmë, në të njëjtin stil  dhe pamje arkitektonik që ajo ka pasur, me të njëjtat volume dhe në  të njëjtin projekt.

KLSH gjykon se vendimmarrjet e strukturave të mësipërme, si të vetmet struktura përgjegjëse që kanë kapacitetet dhe njohuritë për vendimmarrje që prekin trashëgiminë kulturore dhe memorien historike të shqiptarëve, bazuar në argumentat shkencore dhe specifika profesionale të tyre duhet  të jenë  vendimtare për  ndryshimet e mundshme, duke mos shërbyer si  fasadë  për të justifikuar veprimet e njëanshme të institucioneve (strukturave) që mund të cënojnë në mënyrë të pariparueshme qendrat historike të vendit tonë, në këtë rast Bashkia e Tiranës apo dhe Këshilli i Ministrave.

xx

Për sa më sipër, KLSH i ka rekomanduar Ministrit të Kulturës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe Këshillit Shkencor të IMK-së, marrjen e masave për përmirësimin e legjislacionit në fuqi, si dhe një sërë masash me karakter organizativ, ndërsa përsa i përket shkeljeve të konstatuara në lidhje me ndryshimin apo përcaktimin e kufijve të qendrës historike të qytetit të Tiranës, të cilat janë pasuar me ngjarjen e fundit të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, KLSH ka paraqitur indicje penale pranë Zyrës së Prokurorisë Tiranë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arkitekti: 02/07/2020 11:51

    K.L.SH, mund te kete konstatuar shkelje ligjore ne prishjen e Teatrit. Ajo kurrsesi nuk mund te urdheroje I.M te detyroje Bashkine dhe Qeverine qe ta ndertoje ku ishte dhe siç ishte. Ne fakt edhe mund te ndertohet si godine, por si teater kurre pasi ajo godine nuk ishte projektuar per teater. I mungojne qe ne themel, skena, akustika, prapaskena etj qe jane te domosdoshme per nje teater. Thjesht te qendroje si godine muzeale e teatrit dhe drames. Kjo po, por teater ai nuk behet kurre, per me tepr qe permasat nuk e lejojne. Kontrolli sigurisht qw eshte mire, por te merrnin edhe specialiste te fushes qe konkluzionet te ishin te sakta e bindese.

    Përgjigju
  • Plepi i kalbur: 02/07/2020 09:05

    Edhe kjo i duhet bujar mundesit qe te siguroje nje vend per deputet ne Vlore pas ikjes nga KLSH. KLSH ja fut pordhes me kete kontroll. Pasi lexuam heroizmat e jarit per 9 vjet ne KLSH qe ka kallzuar ne prokurori 764 raporte auditimi dhe 3674 zyrtare te korruptuar me vlere 6,709,001,001 leke e disa qindarka, u mahnitem kur pame qe asnje zyrtar i larte apo i vogel nuk eshte denuar, madje asnje zyrtraruc i vogel nuk ka kaluar ne gjykate dhe te xhdemtoje 1 leke dem ekeonomik nga 6.7 miliarde leke. Sa qesharake kjo veprimtari, kane harxhuar volume te tera me materiale auditimi kane harxhuar qindra topa me leter dhe qindra boje printeri vetem per demagogji dhe show te mahnitshem. Bujar leskaj eshte nje prestigjator me kualifiklim te larte sa ka mahnitur edhe homologet e tij polake apo turq, duke pire me opinge ne hotelet dhe motelet e vlores. U be deti kos dhe te gjithe jane te fituar. YYYYPPPP xhixhi tingellon me mire per KLSH se sa keto raporte auditimi fiktive dhe pa bereqet

    Përgjigju
  • redi: 01/07/2020 23:19

    KLSH duhet te jete organ i pamvarur dhe jo politik.Te nderhyje KLSH ,se si dhe ku do ndertohet teatri kombetar, eshte e pabesueshme .Ti me kushtetut je gardian i ruajtjes se parase publikedhe jo agjensi tenderash.Sa per humbje te shtetit per 7 vjet te qeverisjes 6.2 miliard euro nuk me besohet te hete shifer e sakte por e fryre .

    Përgjigju
  • Flutura: 01/07/2020 21:55

    Cfare nuk po degjojme? U prishen njerzit nga mente e kokes. Shtet gallatash.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 01/07/2020 19:47

    Ç'pune ka kontrolli i larte i shtetit me teatrin kombetar?siç duket bujarit i ka ikur tepeleku sepse do te lere vendin

    Përgjigju
    • Luka: 02/07/2020 13:13

      Akoma aty eshte B.Leshi?! O Zot, ka shume spitulaqe kokebosh qe mendojne se do te mund te mbajne postin duke u perkulur nen kerbaçin e Ilir Mu*it???

    • dada: 01/07/2020 21:59

      Po SHQUPI nuk u tjetersua nga minis ushtrise tek Pd. pse nek flet Klsh leshit

    • dada: 01/07/2020 21:37

      hahaha KLSh dikton politikat e bashkise se Tirane. o neneneeee shiko ndonje fond per shperdorimet kete ke si objekte. dhe mos jep shifra kolosale vjedhje se jane budalliqe u vodhen thomne fonete e unaze se re ako as nje lek nuk jane dhene. hahahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë