Sipas KLSH-së, gjatë auditimit për janar 2012 - shtator 2014, janë evidentuar dhe dokumentuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në lidhje me regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të cilat janë përfituar në kundërshtim me ligjin.
Për të gjitha shkeljet e konstatuara dhe evidentuara në raportin përfundimtar të auditimit, KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Pogradec, kallëzimin penal për ish-regjistruesit e ZVRPP, Pogradec, F.P, K.SH. dhe A.Z si dhe 2 specialistët e këtij institucioni, D.M me detyrë jurist dhe SH.T me detyrë ish-hartograf /jurist, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave përkatëse ligjore e nënligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës", të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Gjithashtu, referuar shkeljeve të tjera të evidentuara në raportin e auditimit, KLSH i ka kërkuar Kryeregjistruesit të ZQRPP, fillimin e procedurave administrative për dhënien e masës disiplinore edhe për një sërë punonjësish të tjerë të ZVRPP, Pogradec.