KLSH kallëzon në Prokurori ish- drejtorin e portit të Sarandës dhe kreun e komunës Golem
TIRANE, 27 Shtator/ATSH/- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin e portit të Sarandës për shkelje të dispozitave ligjore në tenderat për investime dhe në dhënien me qira të ambienteve. “Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi auditimin në “Portin Detar” Sh.a. Sarandë, me objekt “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë në procedurat […]
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin e portit të Sarandës për shkelje të dispozitave ligjore në tenderat për investime dhe në dhënien me qira të ambienteve.
"Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi auditimin në "Portin Detar" Sh.a. Sarandë, me objekt "Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë në procedurat e prokurimeve, zbatimin e kontratave si dhe zbatimin e dispozitave ligjore për dhënien me qira të ambienteve", për periudhën e veprimtarisë në vitet 2011-2013. Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore në tenderat për investime dhe në dhënien me qira të ambienteve", thuhet në njoftimin zyrtar të KLSH-së.
KLSH ka rekomanduar 37 masa organizative dhe 6 masa për shpërblim dëmi në vlerën 3,928,224 lekë. Gjithashtu, KLSH i ka kërkuar Këshillit Mbikqyrës të Portit Detar Sh.a. Sarandë zbatimin e masës disiplinore "Largim nga puna" për Drejtorin e tanishëm të Portit, pasi ka lidhur kontrata me tragetet e linjës, pa kërkuar asnjë dokumentacion nga shoqëritë e transportit detar si edhe pa përcaktuar në asnjë rast sanksione për likuidimin e detyrimeve në kohë, duke sjellë debitorë në rritje për Portin; ka lejuar ushtrimin e aktivitetit të shoqërive që kryejnë aktivitetin e transportit të pasagjerëve, pa u licencuar më parë; ka lidhur kontrata për pranimin dhe përpunimin e trageteve, me bazë juridike të shfuqizuar; ka dhënë urdhra për ndryshimet dhe përcaktimin në pagat e punonjësve, pa marrë miratim nga Këshilli Mbikëqyrës, etj. KLSH ka kërkuar zbatimin e masës disiplinore "Largim nga puna" edhe për 3 punonjës të tjerë të Portit.
Po ashtu, KLSH ka kallëzuar në Prokurori kryetarin e komunës Golem, Kavajë dhe ish-kryeinspektorn e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik. Nga auditimi i Kontrolli i Lartë i Shtetit, për periudhën janar 2012-dhjetor 2013 është konstatuar se nga zyrtarët e mësipërm është shkaktuar dëmi ekonomik në vlerën 57.4 milionë lekë, ose rreth 570 mijë dollarë në këtë komunë. /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
62.6%
-
Jo
34.5%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13