Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori, për shpërdorim detyre ish regjistruesen dhe 4 specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier, pasi në kundërshtim me dispozitat ligjore e nënligjore, kanë regjistruar pasuri të përfituara me leje legalizimi në zona ku ndalohet zhvillimi i ndërtimit dhe nuk lejohet legalizimi i objekteve/blerja e truallit, regjistrimin e pasurive me leje legalizimi për ndërtime të ngritura mbi prona/objekte shtetërore, regjistrimin e tokave bujqësore ku titulli i pronësisë (AMTP) nuk është sipas aktit të fitimit të saj por sipas kërkesës, si dhe regjistrimin e AMTP me tepër se norma për frymë.
Kallëzimi ka ardhur pas një auditivi të realizuar në këtë zyrë, ku janë konstatuar një srë shkeljesh, veprime të cilat bien ndesh me ligjin “Për regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme” sid he një sërë ligjesh të tjera që aë të bëjnë me legalizimin e objekteve, procedurat e administratës publike për kalimin pronësisë etj.
Në Prokurori kanë mbërritur materialet në ngarkim të Regjistrueses A.M dhe 4 Specialistë, E.V dhe R.N me detyrë Juristë, K.R me detyrë Hartograf dhe E.A. me detyrë Hartografe.
Gjithashtu KLSH i ka kërkuar Kryeregjistruesit, marrjen e masave disiplinore për 9 punonjës të ZVRPP Fier.
Përveç kësaj, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori 6 ish zyrtarë të ish komunave.
Konkretisht, 3 nëpunës të ish komunës Novoselë, në Vlorë, pasi atre iu janë gjetur një sërë shkeljesh, të metash dhe mangësish, në zbatimin e procedurave ligjore në fushën e prokurimit publik, me dëm ekonomik në vlerën 12,3 milion lekë. Kallëzimi është bërë për SH.M. me detyrë Përgjegjëse e Zyrës së Urbanistikës, A.H. me detyrë Përgjegjës Administrate dhe Sektorit të Bujqësisë dhe SH.M. me detyrë Përgjegjëse e Financës, akuzuar
për konsumim të elementëve të figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë, për 9 nëpunës të kësaj komune, është kërkuar dhënie e masës disiplinore.
Në Kukës, janë kallëzuar në Prokurori 3 nëpunës të komunës Grykë Çajë me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”. KLSH i ka rekomanduar Kryetarit të Bashkisë Kukës fillimin e proçedurave administrative për dhënien e masës disiplinore, nga “Vërejtje” deri “Ndërprerje të marrëdhënie të punës”, për 6 nëpunës të kësaj komune.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com