Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka mohuar idenë se institucioni që ai drejton ka lidhje me politikën. Sipas kreut të KLSH Leskaj ky institucion është i depolitizuar dhe nuk është përfshirë ndonjëherë në fushata zgjedhore. Kjo deklaratë e Leskaj erdhi nga Shkodra në prag të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit.
“Natyrisht që KLSH qëndron larg fushatave zgjedhore. Ne jemi një institucion i depolitizuar dhe i departizuar dhe në asnjë rast nuk kemi lejuar dhe nuk lejojmë që të përfshihemi në fushata zgjedhore apo fushata të përgjithshme”.-tha Leskaj
I pyetur për partitë politike dhe kontrollet mbi shpenzimet marramendëse të tyre, kryetari i KLSH nuk nguroi të shprehet se Kontrolli i Lartë i Shtetit sipas ligjit ka vetëm fondet që jepen nga buxheti i shtetit për partitë ndërsa shumat e parave që përdoren në fushata elektorale nga partitë sipas kreut të KLSH Leskaj është Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve që duhet t’i auditojë.
“Unë dua të jem i sinqertë. Ligji mbi organizimin dhe funksionimin e kontrollit të lartë të shtetit dhe kushtetuta na lejon ne t’i auditojmë partitë politike vetëm për fondet që u jep buxheti i shtetit. Auditimi tjetër i fushatës janë institucione të tjera që duhet ta bëjnë. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është institucioni që duhet t’i kontrollojë dhe të gjejë se nga burojnë paratë e partive politike gjatë fushatës. Sa i përket sugjerimeve, ne jemi siç thashë institucion i depolitizuar dhe i departizuar dhe nuk mund të japim këshilla. Sidoqoftë dua të them se për mua Shkodra është e bukur vetëm me flamurin kombëtar”.- u shpreh kreu i KLSH.
Kreu i KLSH Bujar Leskaj mori pjesë në qytetin e Shkodrës gjatë një ceremonie për dhënien e titujve “Qytetar Nderi” nga Këshilli i Qarkut Shkodër për Ivan Klesiç auditues i përgjthshëm i Kroacisë dhe Milan Daboviç president i senatit të audituesve në Malin e Zi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com