Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-drejtorin e Drejtorisë së Shërbimit pyjor në Tiranë si dhe disa inspektorë pyjesh. Pas auditit të KLSH-së rezultoi se nga neglizhenca e H.G. në cilësinë e ish-drejtorit gjatë viteve 2012-2013, janë krijuar dëme në pyje në vlerën prej 73,6 milion.

Sipas KLSH ish-drejtori ka lejuar prerjen e Parkut Kombëtar në Malin e Dajtit si dhe ka lejuar 13 subjekteve private që shfrytëzojnë gurin gëlqeror në zonën e mbrojtur “Mali i Dajtit”.

Gjithashtu ai ka lejuar ai ka lejuar 34 subjekteve të ndërtojnë objekte në fondin pyjor kullosor duke krijuar një dëm ekonomik prej 54,2 milion lekë.

Ndërkohë KLSH ka bërë kallëzim edhe për 6 inspektorë pyjesh: I.F; E.S; M.A; Y.B; A.B dhe B.S të cilët kanë lejuar prerjen e pyllit në dy zona, atë të Malit me Gropa si dhe Malin e Dajtit.  Sipas KLSH-së inspektorët kanë toleruar dhe mos ndëshkuar veprimet e paligjshme të subjekteve apo individëve.  



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)