TIRANE- Dështimi i aplikimit të teknologjisë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit me projektin e verifikimit të kartave, si dhe numërimin elektronik të votave në qarkun e Fierit me një dëm total prej afro 4 milionë euro, pritet t’i nënshtrohen një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Lajmi konfirmohet për TV “A1Report” nga burime brenda KLSH, ndërsa për nisjen e kontrolleve në procedurat e ndjekura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me këto dy projekte pritet vetëm firma e titullarit të këtij institucioni, z.Bujar Leskaj.
Po të njëjta burime thanë se funksionimi i auditimeve nga KLSH, bëhet me 4 faza dhe nëse firma e Leskajt për këtë kontroll do të jepet deri në ditët e para të javës së ardhshme, atëherë grupi i punës do të verifikojë këtë tender në KQZ brenda 3-mujorit të tretë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit pritet që javën e ardhshme të ketë analizën e 6-mujorit, ndërkohë në kallëzimet e derimëtanishme në Prokurori janë në total 59 të tilla, 40 për vitin 2012 dhe 19 kallëzime për vitin 2013.
Për sa i përket këtyre kallëzimeve të cilat do të jenë dhe pjesë e analizës vjetore, KLSH shpreh keqardhjen se si organ i akuzës nuk ka dërguar në Gjykatë asnjë zyrtar, ku ndër rastet më tipike janë shkeljet e Ylli Pangos, ku as nuk kanë nisur fare hetimet dhe për një gjë të tillë, KLSH nuk është njoftuar zyrtarisht, duke humbur të drejtën e ankimit.
Një rast tjetër flagrant ku organi i akuzës nuk ka vepruar, sipas KLSH-së mbetet ai Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punës, Kleves Bitro, i cili nga shkeljet e gjetura cilësohet si punonjësi më problematik në administratën shtetërore, pasi në shkeljet e gjetura janë konstatuar deri dhe në falsifikim të faturave të taksive të shërbimit apo dhe të dietave.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

dëmin nga 2 projektet elektronike">