Edhe pse pjesë e ECA-s, Bayern Mynchen dhe Dortmund, kanë refuzuar të marrin pjesë në kompeticionin e ri të Superligës europiane. Këtë qëndrim ata e kanë shprehur në bordin e ECA-s sipas CEO-s së Borusia Dortmund Hans-Joakim Vatzke.
Ky i fundit sot për mediat është shprehur: “Ne u mblodhëm të dielën në mbrëmje për një konferencë virtuale dhe konfirmuam gatishmërinë e klubeve të përfshira për të mbështetur reformën e re të planifikuar për Champions-in, duke hedhur poshtë planet për të formuar një Super Ligë europiane.
Të dy klubet gjermane të përfaqësuara Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund kanë shprehur të njëjtën pikëpamje.”
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)