Cristiano Ronaldo sa herë thirret në apel në ndeshje të mëdha nuk zhgënjen dhe diçka të tillë e bëri edhe në ndeshjen e kthimit në “Champions League” mes Juventusit dhe Altetico Madrid, ku falë ‘tripletës’ së tij dërgoi ‘zonjën e vjetër’ në çerekfinale.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet nga e gjithë bota për 34-vjeçarin, ku mes tjerash nuk mungoi as Sporting Lisbona, klubi ku u formua si futbollist Cristiano Ronaldo.
Në rrjetin sociale ‘twitter’ klubi portugez postoi një dokument të Ronaldo-s në moshën 12-vjeçare, duke shkruar: “Kujt i duhet Ronaldo? (i referohen një pankarte të tifozëve të Realit pas largimit të Ronaldo-s drejt Juves) Rrespektojeni më të madhin e të gjithë kohërave.”