TIRANE - Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur për dëmshpërblimin në vlerën 307 550 lekë për shpronësimin e pronarëve të tokave që preken nga zgjerimi i varrezave publike në komunën e Velabishtit në Berat.
Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi sot edhe për dëmshpërblimin në vlerën prej rreth 130 milionë lekësh nga shpronësimi i pronarëve që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Plepa-Kavajë-Rrogozhinë.
KM: Dëmshpërblim pronarëve të tokave që preken nga zgjerimi i varrezave publike në Velabisht
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka vendosur për të dëmshpërblyer pronarët e tokave të cilët do të shpronësohen si rezultat i zgjerimit të varrezave publike në komunën e Velabishtit, në Berat.
Sipas vendimit në fjalë shuma e përgjithshme e dëmshpërblimit do të jetë në vlerën 307 550 lekë për sipërfaqen 850 (tetëqind e pesëdhjetë) m² tokë bujqësore. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga komuna Velabisht, ndërsa afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Qeveria: Dëmshpërblim pronarëve që preken nga ndërtimi i rrugës Plepa-Rrogozhinë
Po sot në mbledhjen e qeverisë u vendos dëmshpërblimi i pronarëve të tokave që preken nga projekti i ndërtimit të rrugës Plepa-Kavajë-Rrogozhinë. Vlera e përgjithshme dëmshpërblimit do të jetë 129 864 774 lekë për një sipërfaqe 48 028 m2.
Sipas vendimit në fjalë ngarkohet Autoriteti Rrugor Shqiptar për dëmshpërblimin, ndërsa theksohet se shpronësimi i pronarëve do të nisë sapo ato të dorëzojnë dokumentacionin përkatës.
Në vendim thuhet se Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, të fillojë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’i vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com