Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Kinë është mbuluar totalisht nga Ambasada e Kinës, bëri të ditur sot zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave përmes një deklarate zyrtare.
Në deklaratën e KM sqarohej se udhëtimi dhe qëndrimi i Kryeministrit Rama dhe delegacionit që e shoqëron në Kinë është organizuar përmes mbështetjes së Ambasadës Kineze, falë së cilës kjo vizitë nuk ka rënduar asnjë qindarkë në xhepat e taksapaguesve shqiptarë. /ATSH/