'KMSH u kap nga Gylenistët'/ 4 muaj pas akuzave shkarkohet Myftiu i Tiranës, Gurra: Zuzarët duan të shesin Shqipërinë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shkarkuar nga detyra Myftiun e Tiranës Ylli Gurra, ndërsa në vendin e tij ka emëruar Lauren Lulin. Gurra ishte kandidat për kreun e KMSH-së në zgjedhjet që u zhvilluan pak muaj më parë, në datë 2 mars, ndërsa nuk arriti që të fitonte përballë Bujar Spahiut. Në përfundim të procesit, ai kontestoi zgjedhjet, ndërsa lëshoi akuza të forta. Gurra akuzoi se zgjedhjet u morën peng nga Gylenistët dhe në krye të institucionit u vendos njeriu i tyre (lexo ketu).

Duket se akuzat kundër drejtimit aktual të KMSH-së, kanë ndikuar në lirimin nga detyra në datë 28 Qershor të Myftiut të Tiranës.  Në një postim në rrjetet sociale, Gurra duke cituar një shprehje të Konicës në mënyrë indirekte thotë se është shkarkuar nga ata që duan ta shesin Shqipërinë si plaçkë duke lënë të kuptohet se largimi i tij lidhet me atë që deklaroi në mars.

"Dhe sot pas 100 motësh citimi goditës i Konicës me përvojën e një jete të dhënë për Shqipërinë, përsëri mbetet po kaq i lexueshëm e i dhimbshëm. 'Shqiptarët nuk ndahen në të Krishterë e në Muhamedane, por ndahen në dy anë; Ana e kombëtarëve dhe ana e zuzarëve, e atyre që kanë qenë të gatshëm, qofte nga soji i politikes, qofte nga soji i fesë, therore” për t’ua ofruar Shqipërinë si plaçkë kujtdo blerësi të parë... Korrik Vll-MMlXX, 7" shkruan Gurra në një reagim në Facebook.

Postimi i Ylli Gurres

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë sqaron se Gurra tashmë do të mbajë postin e Këshilltarit të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Bujar Spahiu zhvilloi një takim në selinë e Komunitetit Mysliman me imamët e xhamive të Tiranës, ku prezantoi myftiun e ri të Tiranës, Lauren Luli. Spahiu e vuri theksin në dhënien e një impulsi të ri institucionit të myftinisë. Gjithashtu sipas KMSH-se, gjatë takimit Spahiu vlerësoi punën dhe kontributet e deritanishme në këtë myftini. Myftiu i ri i Tiranës, Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Tiranë. Ai ka ushtruar detyrën e tij si imam dhe myfti si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.

Bujar Spahiu gjate takimit në selinë e Komunitetit Mysliman me imamët e xhamive të Tiranës, i pari në të djathtë myftiu i ri të Tiranës, Lauren Luli

Çfarë janë Gylenistët?
Gylenistët janë organizatë që drejtohen nga kleriku Fethullah Gylen që jeton në SHBA, pasi është në kërkim nga Turqia. Në fillim të vitit 2014, qeveria turke filloi të marrë masa kundër  lëvizjes së Gylenit, pasi kleriku i prishi marrëdhëniet me Presidentin Erdogan. Shumë ndjekës të Gylenit u akuzuan për tentativë për grusht shteti në 2016 në Turqi.

Shumë prej tyre u vranë, ndërsa të tjerë u burgosën. Sot në Turqi lëvizja Gyleniste shihet si rrezik dhe Presidenti Erdogan e ka shpallur organizatë terroriste, ndërsa i ka bërë thirrje Shqipërisë, ashtu si shumë vendeve të tjera që ta luftojnë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj