Koalicioni i drejtuar nga Uashingtoni në mbrëmjen e së dielës bombardoi një kompleks gazi sirian të kontrolluar nga xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS), sipas një OJQ-je, ndërkohë që degëzimi sirian i Al Kaedës ka kërcënuar Perëndimorët me reprezalje.
Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njheriut (OSDH), njoftoi se forcat e koalicionit kishin sulmuar për herë të parë një kompleks gazi që ndodhet në lindje të Sirisë, në provincën e Deir Ezzor, pranë me kufirin irakian dhe shumë i pasur në hidrokarbure.
"Uzina Coneco, që është nën kontrollin e ISIS-it, është më e madhje në Siri", deklaroi drejtori i OSDH-së, Rami Abdel Rahman.
Sipas tij, "sulmi synonte të shtynte trupat e ISIS-it të braktisnin kompleksin e gazit, dhe nuk kishte të vdekur mes xhihadistëve, por vetëm disa të plagosur".
SHBA-ja dhe një grup vendesh arabe, kryesisht të Gjirit Persik, filluan më 23 shtator të kryejnë bombardime ajrore kundër pozicioneve xhihadiste në Siri, një muaj e gjysmë pas fillimit, me 8 gusht, të sulmeve amerikane kundër ISIS-it në Irak.
ATSH
/Shqiptarja.com