SHBA-ja, ndihmuar nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kryen sot dhe dje pesë sulme ajrore pranë qytetit sirian të Kobanes, që po bie në duart e xhihadistëve të Shtetit Islamik, sipas ushtrisë amerikane.

SHBA-ja dhe aleatët kanë kryer në total nëntë sulme ajrore, pesë prej të cilave pranë qytetit kurd, që ndodhet pranë kufirit me Turqinë", theksoi qendra amerikane e komandimit ngarkuar për Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore (Centcom) në një komunikatë. Në Irak, SHBA-ja, ndihmuar nga Belgjika, ka drejtuar katër sulme.
Në Siri, një sulm në jug të Kobanes shkatërroi tre automjete me armë. Një sulm i dytë në juglindje ët Kobanes shkatërroi një automjet të me armë që transportonte artileri antiajrore.

Koalicioni ka kryer gjithashtu dy sulme në perëndim të Hassakes, që kanë prekur disa ndërtesa të Shtetit Islamik.

ATSH