Koalicioni,Meta: S’kanë rëndësi
zgjedhjet por integrimi në BE

Koalicioni,Meta: S’kanë rëndësi<br />zgjedhjet por integrimi në BE
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta teksa ka marrë pjesë në një aktivitet të zhvilluar në shkollën 9-vjeçare të zonës së ‘Farkës së Vogël” ka folur mbi koalicionin qeverisës PS-LSI ku ka thënë se për forcën politike që drejton nuk ka rëndësi se ku do të jetë në vendin 2017, por a do të integrohet vendi në Bashkimin Europian.
 
Ai ka theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit të gjithë faktorit politik, por edhe qytetarëve që vendi ynë të vijojë rrugën e integrimit, pasi sipas tij duhet të shkëlqejë Shqipëria duke i çuar në drejtimin pozitiv të gjithë shqiptarët.
 
Shqipëria ka nevojë për bashkëpunim. Duhet të shkëlqejë Shqipëria duke i çuar në drejtimin pozitiv të gjithë shqiptarët këtu. Për LSI nuk ka rëndësi zgjedhjet, por ku do jetë Shqipëria pas zgjedhjeve të 2017. LSI është e përqëndruar në ecurinë e suksesshme të reformës në drejtësi, reformave të tjera që janë kyçe për integrimin dhe shpresojmë në një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare sesa rezultati i zgjedhjeve dhe ku do jetë çdo forcë politike” tha Meta.
 
I pyetur nga gazetarët për mundësinë e lëvizjes së ndonjë ministri në kabinetin qeveritar, Meta ka theksuar se nuk është fatkeqësi të mos jesh ministër dhe se të privilegjuarit nuk kanë nevojë për LSI-në.
 
“Nuk është fatkeqësi të mos jesh ministër apo kryetar parlamenti, apo pozitë pushteti, fatkeqësi është të mos kesh bukë për fëmijët, një shtëpi, mundësi që të çosh në shkollë fëmijët, të jesh ministër e në pushtet është përgjegjësi dhe
Të privilegjuarit nuk kanë nevojë për LS
I” tha ai.
 
Lidhur me çështjen e forcës politike që ai drejton, Meta ka thënë se LSI është forcë politike e veçantë dhe sjell mesazh bashkëpunimi.
 
LSI ka treguar me vepra që është forcë politike e veçantë që nuk krijon por zgjidh probleme. LSI ka sjellë mesazh pozitiv përfshirje e integrimi, bashkëpunues në jetën  politike e shoqërore për t’iu kundërvënë frymës së egoizmit e individualizmit. Kjo frymë bashkëpunimi është kudo, edhe në koalicion por edhe jashtë tij me të gjithë faktorët politik e shoqëror. Bashkëpunimi nuk duhet të njohë kufi ndërsa zgjedhjet e pozicionet politike ato u takojnë qytetarëve” deklaroi meta.
 
Sa i përket seancës së 22 shtatorit, ku pritet që të kalojnë edhe 6 ligjet e Reformës në Drejtësi, meta theksoi se do të insistojë që të gjejë edhe bashkëpunimin e opozitës.
 
Në seancën e 22 shtatorit do bëjmë gjithçka për të vijuar në rrugën e konsensusit për ligjet e Reformës në Drejtësi”.

Sot është dita e themelimit të LSI-së. 6 shtatori - dita e krijimit te LSI-se.
 
12 vjet me parë u krijua LSI dhe në këtë kuadër  LSI ka organizuar veprimtari në të gjithë vendin, në shërbim të komunitetit.
 
Sllogan i kësaj dite është “Dita e LSI-solidaritet dhe humanizëm”.
 
Drejtuesit e kësaj force politike janë shpërndarë në qarqe të ndryshme, ku Ilir Meta ka qëndruar në Tiranë, Luan Rama në Berat, Petrit Vasili në Lushnje dhe Fier, Klajda Gjosha në Pogradec, Edmond Haxhinasto në Elbasan, Lefter Koka në Durrës.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit