TIRANË-SPAK ka vendosur që të mos nisë hetimet pas denoncimeve të deputetit të Partisë Socialiste, Petro Koçi, i cili tha se në Fier institucionet janë të kapura nga krimi.
Report Tv ka mësuar se sipas SPAK pas verifikimeve u mor vendimi për mos nisjen e hetimeve, sepse nuk u depozituan prova.
Me anë të statuseve në rrjete sociale, Koçi akuzoi se tenderat publik po fitoheshin nga organizatat kriminale që operojnë në zonë. Për këtë ai u thirr edhe në SPAK ku dha dëshminë e tij, por përveç kësaj nuk pati prova të tjera që të konfirmonin akuzat e bëra.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)