TIRANW - Ministria e Mbrojtjes për vitin e ardhshëm ka shtim të buxhetit në masën 12 përqind krahasur me këtë vit. Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë ministrja Mimi Kodheli tha se institucioni që ajo drejton me buxhetin prej 14.2 miliard lekë përmbush prioritetet e saj edhe në raport me angazhimet ndaj NATO-n.  

Por situata pas sulmeve terrioriste në Paris tha Kodheli kërkon vëmendje të shtuar. Për deputetin demokrat Flamur Noka situata shqetësuese nuk reflektohet në buxhet.

Noka: A është implementuar ky lloj risku në buxhetin tuaj për institucionin që mbulon këtë sektor?

Kodheli: U takuam gjithë insitucionet përgjegjëse për sigurinë e brendshme lidhur me mundësisnë e një bashkwpunimi më të ngjushtë për të rritur kapacitetet dhe mundësinë e një mbështetje financiare më të madhe për aq kohë sa kuptohet që për shkak të ngjarjeve ka nevojë për më shumë rritje kapacitetesh. Vitet në vazhdim duke filuar që na 2016 do të jetë një vit relativisht i vështirë për sigurinë dhe mbrojtjen bazuar në situatën e nxehtë.

Në fund Komisioni i Sigurisë miratoi me votat e maxhorancës buxhetin që qeveria ka parashikuar për Ministrinw e Mbrojtjes. Opozita votoi kundër.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)