Kodheli: Fantazmat e së shkuarës t’i mbyllim në bunke
TIRANË, 22 Nëntor/ATSH-Anila Struga/.- Fantazmat e së shkuarës i kemi akoma rreth nesh dhe ato duhet t’i mbyllim në këtë bunker të së kaluarës diktatoriale. Keshtu u shpreh sot ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e hapjes për publikun të bunkerit antibërthamor, i ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit. Ministrja Kodheli […]
/ATSH-Anila Struga/.- Fantazmat e së shkuarës i kemi akoma rreth nesh dhe ato duhet t'i mbyllim në këtë bunker të së kaluarës diktatoriale. Keshtu u shpreh sot ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e hapjes për publikun të bunkerit antibërthamor, i ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit.
Ministrja Kodheli në fjalën e saj theksoi se ky bunker është një simbol i fortë dhe për të sotmen e pasigurtë ku historia po tenton të përsërisë vetveten. "Është tronditëse kur mendon se si idealet e lirisë të Nëntorit 1944 u shndërruan në një paranojë të strukturuar totalitariste, pjesë e së cilës është dhe kjo ngrehinë", tha Kodheli.
29 nëntori është dita e parë e lirisë dhe e barazisë për shqiptarët e dalë nga Lufta e II-të Botërore, mundësia e madhe për të pasur në dorë fatet e veta, theksoi ministrja, por historia nuk është gjithmonë dashamirëse me popujt e vegjël, se spiralet ku u futëm për 45 vjet me radhë ishin larg idealeve të bijve dhe bijave të këtij populli, që dolën malit dhe luftuan pushtuesit.
"U hoq dorë nga aleatët natyralë të Perëndimit dhe iu drejtuam të sforcuar stepave të Azisë sipas paranojave të një regjimi, i ngritur mbi luftën e klasave", tha Kodheli.
45 vjet në historinë e një kombi të lashtë si ky i yni, tha ajo, janë si 45 minuta në jetën e njeriut, megjithatë, ne nuk duhet asnjëherë të harrojmë atë kohë dhe ngrehina si kjo do na shërbejnë për t'i kujtuar vetes se respektimi i të drejtave të njeriut, demokracia dhe zbatimi i ligjit do e çojë Shqipërinë përpara.
Në këtë çerek shekuli demokraci kemi pasur shpesh tendenca për t'u kthyer në autoritarizëm dhe fantazmat e së shkuarës i kemi akoma rrotull nesh dhe duhet që dhe ato t'i mbyllim diku pse jo dhe në këtë bunker të së kaluarës diktatoriale, përfundoi fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes.
Bunkeri antibërthamor i ndërtuar gjatë komunizmit, në periferi të Tiranës pranë Tufinës, u hap sot për herë të parë për publikun, rreth çerek shekulli pas rënies së diktaturës. Objektet e gjetura në bunker, që do te përdoret si një atraksion turistik, janë përshtatur në një ekspozitë të titulluar "Bunk'Art".
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Intervista e fundit e Kadaresë për median ishte në Bunk'Art1 kur pa 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur': Më ndanë nga vepra brutalisht
1 Korrik, 09:28
-
VIDEOLAJM/ Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1
11 Maj, 20:09
-
Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme
28 Prill, 08:11
-
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:18
-
'Shije' të historisë shqiptare përmes koktejeve në Nouvelle Vague në Tiranë që të çojnë drejt të shkuarës komuniste të dokumentuar në Bunk'Art
25 Janar, 21:04
-
Ismail Kadare, pas 40 vjetësh sheh për herë të parë 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur' në Bunk'Art 1! Rrëfimi emocionues i Kadaresë pas filmit: Ndalimi i tij u kalua në mënyrë brutale
17 Dhjetor 2023, 17:24
-
Bukuri, humanizëm dhe simbolika e bunkerizimit! Promovohet Kalendari i Miss Shqipërisë 2024, i riu Eno Millona ka nevojë për ndihmë për t’u kuruar
12 Dhjetor 2023, 14:02
-
Dëshmorët e Shqipërisë dhe rrugët e Tiranës së Lirisë !
16 Nëntor 2023, 14:25
-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
1 Tetor 2023, 12:54
-
Java Britanike/ Premierë filmi i Hughes për Shqipërinë! Nga portet e lashta në Butrint e ‘Bunkart1, si e prezanton historiania vendin tonë në BBC: Mikpritja, si tha kryeministri juaj
5 Shtator 2023, 17:44
-
5.2 milionë të huaj hynë në Shqipëri në janar-korrik! Turistët nuk largohen pa vizituar Tiranën: I ofron të gjitha, do rikthehemi
25 Gusht 2023, 17:09