TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kërkon një rivlerësim të gjendjes së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit të Forcave të Armatosura.
Deklarata është bërë në inspektimin në agjencinë ANSI, dhe kishte të bënte me politikat që duhen ndërtuar për të ditur se çfarë duhet të bërë në ardhmen.
Ndërsa u shpreh se buxheti është i limituar, ministrja garantoi se duke zbërthyer në mënyrë të detajuar detyrat për çdo njëri dhe për çdo funksion, mund të krijohet një ide më e qartë për investimet që duhen, duke parë me kujdes kostot, që ato të zgjidhen brenda mundësive që ka buxheti.
Ministrja hodhi idenë që ASNI mund të menaxhojë edhe sistemin e radarëve.
Më pas ministrja Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, mbollën disa fidanë me ullinj në territorin përreth Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit të Forcave të Armatosura.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rivlerësim gjendjes së sistemeve">